shqiperi
Bilanci pa bilanc i bashkimit qeveritar të Shqipërisë me Kosovën
Intervistë e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati për televizionin RTK në Kosovë
Holanda vendos ekstradimin e Arben Frrokut
Holanda ka vendosur ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri. Gjykata e Lartë holandeze ka refuzuar kërkesën e Frrokut për të qëndruar në këtë shtet, pasi sipas tij në Shqipëri i është bërë një gjyq politik. Gati një vit pas arrestimit të Frrokut drejtësia Holandeze, ka pranuar kërkesën e palës shqiptare për ekstradimin e Frrokut drejt Shqipërisë-raporton shqiptarja.com
Kriza politike, Vizion Plus raporton për një përpjekje të re ndërmjetësimi nga SHBA
Vizion Plus raporton sot se javën që vjen në Tiranë do të vijë zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili do të bëjë një përpjekje të re për zgjidhjen e krizës politike në vend. Sipas këtij televizioni, Yee, i angazhuar së fundmi edhe në Kosovë e Maqedoni, do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Vizita është një kontribut tjetër për të dyja palët në krizë, që pas refuzimit të draftit të McAllister, në fakt humbën një shans të mirë për të zgjidhur pa lëshime thelbësore një situatë që nuk po dinë ta zgjidhin vetë.
Kina dërgon zv/kryeministrin në Shqipëri
Zv./kryeministri i Kinës Zhang Gaoli do të vizitojë Shqipërinë, në kuadrin e një turneu në Europën Lindore. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Hua Chunying, noftoi se me ftesën e qeverisë së Rusisë, Estonisë, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Kazakistanit, zv./kryeministri Zhang Gaoli do t'i vizitojë këto pesë vende nga data 11 deri më 19 prill.
Ndikim i Rusisë në zgjedhjet e Shqipërisë?
Top Channel publikoi lajmin se 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në proceset zgjedhore të disa vendeve si dhe vendosjen e sanksioneve nga Amerika, ndaj personave përgjegjës për ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane.
Në 2015 u transferuan nga Greqia në Shqipëri gjysmë miliardë dollarë
Tingëllon e pabesueshme që një vend që përjeton periudhën më të vështirë ekonomike në historinë e tij pas Luftës së Dytë Botërore të ketë dërguar në Shqipëri gati gjysmë miliardë dollarë, por është e vërtetë. Në vitin 2015 ku përmes kontrolleve të kapitalit, grekët nuk mund të përmbushnin angazhimet e tyre me kosto mbi 60 euro, emigrantë shqiptarë dërguan në Shqipëri remitanca që arrijnë në 480 milion $, sipas Pew Research Center.
Serbia bllokon pa afat linjën e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë
BIRN raportonte dje se linja e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë po bllokohet pa afat nga Serbia. Sipas rrjetit gazetaresk në fjalë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, vlerëson se problem është politik dhe jo teknik, çka kërkon ndërhyrjen dhe aftësinë e qeverisë shqiptare që të gjejë një zgjidhje.
Bullgaria aspiron njohjen e të drejtave të minoritetit bullgar në Shqipëri
Zgjedhjet e pritshme në Bullgari e kanë orientuar fushatën elektorale edhe në çështjet e minoriteteve dhe pakicave bullgare që jetojnë në Ballkan. Siç njoftoi zyrtarisht Kolalicioni i Qendrës së Djathtë në Bullgari "Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë" në seancën e së enjten në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian gjatë diskutimeve për progresin e Shqipërisë u pranuan dy kërkesa që u parashtruan nga eurodeputetët bullgarë.
A bëhet ekonomi me flamur në dorë?
Sot mediat raportuan një statistikë zyrtare që na thotë se eksportet me Kosovën ranë me 25% në periudhën janar – nëntor 2016. Ndërsa importi, sipas Institutit të Statistikave, pësoi rritje me vetëm 3%. Këtë të dhënë që reflekton realitetin ekonomik e tregëtar mes dy vendeve, televizoni Top-Channel i jep një ngjyrim me karakter politik duke kërkuar prononcimet e drejtuesve të Dhomave përkatëse të Tregëtië.
Ç'thotë progres raporti për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi? Teksti, asnjë referencë për çështjen çame
Në klimën e një debati sa politik edhe mediatik mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe dilemës nëse Bashkimi Evropian ka njohur ose jo çështjen çame pas intepretimive që lindën nga deklarata e komisionerit Hahn, vlen të shihet edhe paragrafi për marrëdhëniet mes Shëipërisë e Greqisë në tekstin e progres raportit për Shqipërinë që iu dorëzua një ditë më parë autoriteteve shqiptare. Komisioni Europian nuk përmend asnjë referncë lidhur me çështjen çame, por vlerëson vullnetin pozitiv për marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin sidomos për çështjen e krizës së emigrantëve.