Në 2015 u transferuan nga Greqia në Shqipëri gjysmë miliardë dollarë
Tingëllon e pabesueshme që një vend që përjeton periudhën më të vështirë ekonomike në historinë e tij pas Luftës së Dytë Botërore të ketë dërguar në Shqipëri gati gjysmë miliardë dollarë, por është e vërtetë. Në vitin 2015 ku përmes kontrolleve të kapitalit, grekët nuk mund të përmbushnin angazhimet e tyre me kosto mbi 60 euro, emigrantë shqiptarë dërguan në Shqipëri remitanca që arrijnë në 480 milion $, sipas Pew Research Center.
Për të kuptuar madhësinë dhe rëndësinë e këtij transferimi të kapitalit nga Greqia në Shqipëri, vlejnë të shihen disa të dhëna të marra nga ky hulumtim:
- Shuma që mbërrin në Shqipëri nga Greqi në formën e remitancave është gjashtë herë më e madhe se shuma korresponduese nga SHBA në Shqipëri, e cila është vetëm 81.000.000 $.
- Kjo është dymbëdhjetë herë më e madhe se shuma korresponduese që mbërrin nga Gjermania në Shqipëri, e cila është vetëm 39 milionë $.
- Është e tetëdhjetë herë më e madhe se shuma përkatëse që arrin nga Zvicra në Shqipëri e cila është vetëm $ 6 milion.
- Vendi i dytë me shumën më të madhe që mbërrin ne Shqipëri në formën e remitancave është Italia, me një difencë prej 100 milion $.
- Dhe e fundit, shuma përkatëse e remitancave që vijnë në Shqipëri nga Turqia është j 4.000.000 $
Kjo shumë është e barabartë me 4.5% të GDP-së së Shqipërisë, ose 62% të borxhit publik të Shqipërisë. Dhe për vitin 2016, remitancat nga Greqia në Shqipëri pritet të jenë të njëjta, nëse ato nuk janë rritur pas relaksimit të kontrolleve të kapitalit në Greqi në vitin 2016.
Add new comment