Remitancat

Në 2015 u transferuan nga Greqia në Shqipëri gjysmë miliardë dollarë

Postuar në 13 Mars, 2017 10:58

Tingëllon e pabesueshme që një vend që përjeton periudhën më të vështirë ekonomike në historinë e tij pas Luftës së Dytë Botërore të ketë dërguar në Shqipëri gati gjysmë miliardë dollarë, por është e vërtetë. Në vitin 2015 ku përmes kontrolleve të kapitalit, grekët nuk mund të  përmbushnin angazhimet e tyre me kosto mbi 60 euro, emigrantë shqiptarë dërguan në Shqipëri remitanca që arrijnë në 480 milion $, sipas Pew Research Center.

Rritja e remitancave si “lajm i mirë” për qeverinë

Postuar në 14 Shtator, 2015 09:27

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë 2014-ës dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 592 milionë eurove nga rreth 543 milionë euro që ishin në vitin 2013, ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ato vlerësohen në rreth 305 milionë euro ose rreth 48.5 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Raporti i BSH: Remitancat, emigrantët dërguan 305 milionë euro për 6 muaj

Postuar në 12 Shtator, 2015 08:06

Në tremujorin e dytë të këtij viti kanë hyrë në ekonominë shqiptare 360 milionë euro. Sipas një shkrimi në “Gazeta Shqiptare” dy zërat që kanë injektuar më shumë para në ekonomi janë remitancat dhe investimet e huaja direkte. Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë, ku mësohet se dërgesat nga emigrantët në periudhën prill­maj­qershor janë rritur me 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Subscribe to RSS - Remitancat