Bullgaria aspiron njohjen e të drejtave të minoritetit bullgar në Shqipëri

Postuar në 06 Shkurt, 2017 13:16

Zgjedhjet e pritshme në Bullgari e kanë orientuar fushatën elektorale edhe në çështjet e minoriteteve dhe pakicave bullgare që jetojnë në Ballkan. Siç njoftoi zyrtarisht Kolalicioni i Qendrës së Djathtë në Bullgari "Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë" në seancën e së enjten në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian gjatë diskutimeve për progresin e Shqipërisë u pranuan dy kërkesa që u parashtruan nga eurodeputetët bullgarë. E para ka të bëjë me pranimin nga Shqipëria të kërkesës për njohjen e të drejtave të minoritetit bullgar të shtrirë në zona të caktuara në gjithë territorin dhe kërkesa e dytë për nxitjen e linjës hekurudhore mes Tiranës dhe Shkupit, si pjesë e korridorit 8 që do të lidhë Portin e Burgasit në Detin e Zi me Portin e Durrësit në Adriatik. 
Sipas njoftimit të koalicionit bullgar  në Shqipëri jetojnë nga 50 000 deri në 100 000 shtetas me origjinë bullgare, të vendosur kryesisht përgjatë kufirit shqiptaro-maqedonas në zonën e Prespës, Gollobordës, popullsi të cilën e pretendon edhe Maqedonia si minoritet të saj.

http://www.tribune.gr/world/news/article/327848/voulgari-evrovouleftes-z...

Comments

Submitted by Shqiptar (not verified) on

Me shume se gjysma e Bullgarise eshte e banuar me Shqiptare qe flasin Shqip dhe thone se jane Turq. Ta leme menjane arsyen e deklarimit Turq dhe te pranojme se Shqiparia e vogel nuk perballon dot kerkesat e tyre por kjo eshte nje zile qe bie per Shqiperine per te kerkuar reciprocitet. Kam qene ne Arbanasi, nje qytet i mbrojtur nga Unesco dhe qe ka tiparet e nje qyteti 100% Shqiptar, flasin Shqip dhe kercejne e kendojne Shqip dhe thone se Bullgaria e jugut dhe qendrore jane te gjithe Shqiptare. Ne Arbanasi ka pikturuar edhe ikonografi me fame boterore Onufri.

Se ckam nje parandjenje qe dicka e madhe po leviz dhe Shqipaterve po i vjen gjahu te dera.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kjo vertet te ben te gajasesh. Me duket se Bullgaria i bie deres qe te degjoje penxherja, se ato pakicat qe i pretendon ajo ne zonat kufitare me Prespen o jane bullgare, o jane maqedone, veç neqoftese maqedonas e bullgare jane e njejta gje. Le te ndahet Maqedonia midis Shqiperise e Bullgarise, e atehere po e pranojme qe kemi pakica bullgare ne teritorin shqiptar, ndryshe na vjen keq shoke bullgare po ne Shqiperi ato pakicat e Prespes do te quhen maqedone.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.