sherbimet

Kadastra online, jashtë funksionit

Postuar në 26 Shkurt, 2024 13:54

Bllokimi i shërbimeve online prej gati 2 javëve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka sjellë ngërç dhe pezullim në punën e noterëve dhe kompanive të shit-blerjeve të pronave të patundshme në vend. Qytetarë e biznese nuk kanë akses në shërbime që kanë të bëjnë me këto transaksione. Noterja Perian Bodinaku thotë se ky bllokim ka sjellë kaos tek qytetarët, të cilët nuk po arrijnë të marrin shërbimet.

Konçesione "të shtrenjta" me kosto minimale investimesh

Postuar në 26 Gusht, 2017 19:27

Tre kontratat konçesionare të cilat kanë çmimin më të lartë të shërbimit që i kanë ofruar shtetit shqiptar janë shërbimi i hemodializës, prodhimi dhe pasjijsa e kartave të identitetit e pasaportave biometrike dhe markimi i karburanteve. Agjencia e trajtimit të konçesioneve ka përpiluar një raport i cili ka llogaritur çmimin që konçesionarët ofrojnë në kontratat që kanë me shtetin shqiptar në raport me vlerën e investimit.

Me konçesion edhe shërbimet portuale për ankorimin e anijeve

Postuar në 25 Janar, 2017 20:12

Qeveria do të japë edhe e shërbimet në porte me koncesion. Ky shërbim duhet të paguhet nga të gjithë bizneset  të cilët kanë anije, tragete apo barka për të ankoruar në Port. Deri tani, ka patur vetëm një agjenci e cila kryesisht punonte në Portin e Durrësit dhe ndihmonte kompani të ndryshme detare për ankorimin e mjeteve në det. Burime për Televizionin Klan, thonë se kontrata e kësaj firme përfundon në muajin mars, ndaj është vendosur që ky shërbim t’i rijepet një operatori privat, por këtë herë për të gjithë portet detare të vendit.

Zero progres në shërbimet ndaj qytetarëve, qeveria dështon në 4 projekte

Postuar në 18 Gusht, 2016 10:16

Përtej propagandës qeveritare se jemi në drejtimin e duhur për të bërë shtet, faktet janë kokëforta dhe tregojnë se në këtë drejtim është bërë zero progres. Janë vetë pasqyrat e qeverisë që e vërtetojnë dështimin në katër projekte për shërbimet ndaj qytetarëve.

Çështja “Noka-UDB” dhe “suspekti” i një ish-presidenti

Postuar në 26 Maj, 2016 22:41

Sot paradite ka folur për  çështjen “Flamur Noka - UDB” edhe ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, aktualisht kryetar i Frymës së Re Demokratike, një parti që siç njoftohet ka zhvilluar sot punimet e Asamblesë Kombëtare. Tha Topi:  “Mbi bazën e disa të dhënave që s’janë të miat por janë të ekspozuara, ish Ministri i Brendshëm ka një suspekt të fortë që duhet t’i sqarojë, për lidhjet me Shërbimin Sekret Jugosllav. Me shërbimin informativ serb. I takon atij t’i sqarojë. Dhe po i kthehem një pyetje që e kam bërë në momentin kur isha president.

“Globalizim dhe dixhitalizim: Era e izolimit ka përfunduar”

Postuar në 24 Janar, 2016 15:14

Miliarderja kineze Zhang Xin, ka folur në një intervistë për gjermanen “Spiegel” rreth asaj që pritet ndodhë me ekonominë kineze. Sipas Xin, Kina duhet të kalojë drejt një ekonomie konsumi dhe shërbimesh, duke patur përherë parasysh se në botën që jetojmë: “Asnjë ekonomi, apo kompani, si dhe individ nuk mundet të zhvillojë plotësisht potencialin e vet pa përqafuar dy prirje themelore:  globalzim dhe dixhitalizim”. Në këtë kuptim, “Kina ka nevojë të vijojë të hapet dhe të ndërlidhet”. “Ajo ka nevojë të kuptojë se bota është bërë një. Era e izolimit ka përfunduar”, vijon miliarederja kineze.

Parashikim i zymtë për ekonominë në 2016

Postuar në 16 Janar, 2016 10:06

Në 25 vjet, ekonomia shqiptare ka mbetur si ai i sëmuri që nuk mund të ecë pa ndihmën e patericave, ose përndryshe rrezikon të rrëzohet. Në gjysmën e parë të tranzicionit u mbajt nga remitancat, konsumi, hyrjet e valutës në rrugë formale e informale, rritja e shpejtë e bizneseve nga hiçi, ndërtimet që dalëngadalë i zunë frymën vendit. Dhe ia doli të rritej me deri 8% deri në 2008-n. Më pas, duke mos arritur të gjejë serumin e duhur, i sëmuri u rëndua edhe më shumë. Ilaçet nga jashtë u pakësuan, të brendshmet ishin të skaduara dhe shpesh bënin efektin e kundërt, duke përkeqësuar shëndetin.

Projektligj për regjistrimin e emigrantëve

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 15:19

Qeveria ka prezantuar sot projektligjin e ri për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, Ministri I Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka sqaruar përfitimet e dyanshme që rrjedhin nga regjistrimi, i cili do “të përputhë Shqipërinë në letër me atë reale”. Një shifër e dhënë prej tij flet qartë: janë të regjistruar 4.4 milionë shtetas, por nuk dihet sa realisht jetojnë brenda vendit.

Spiunazh total/Izraeli akuzohet se përdor edhe delfinët apo zogjtë

Postuar në 19 Gusht, 2015 17:50

Shërbimet izraelite gëzojnë reputacion ndërkombëtar se janë shumë efektive. Aq sa duket të kenë nxitur paranojën e disa vendeve fqinje me Izraelin. Së fundmi radio e kontrolluar nga Hamas, bëri të ditur se një komando zhytësish kishte kapur një delfin, në të cilin ishin vendosur pajisje përgjime. Menjëherë akuza shkon për shërbimet izraelite, që janë në qendër të vëmendjes për përdorimin e kafshëve për qëllime spiunazhi. Egjiptianët kanë deklaruar para tre vjetësh se kishin kapur një rosak me pajisje përgjuese, sudanezët më herët kanë kapur një shqiponjë.

Subscribe to RSS - sherbimet