Kadastra online, jashtë funksionit
Bllokimi i shërbimeve online prej gati 2 javëve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka sjellë ngërç dhe pezullim në punën e noterëve dhe kompanive të shit-blerjeve të pronave të patundshme në vend. Qytetarë e biznese nuk kanë akses në shërbime që kanë të bëjnë me këto transaksione. Noterja Perian Bodinaku thotë se ky bllokim ka sjellë kaos tek qytetarët, të cilët nuk po arrijnë të marrin shërbimet.
Ka sjellë pasoja te qytetarët. Problemi kryesor është i vonesave. Aplikimet që bëhen nga zyrat noteriale drejt hipotekës varen me kontrata të ndryshme.
Rënia e sistemit të digjitalizuar të kadastrës ka pasur ndikim edhe tek zyrat e shit-blerjes së pronave. Agjenti imobiliar Ervin Demirxhiu thotë se më të prekur nga ky kolaps i sistemit janë emigrantët që jetojnë jashtë për shkak të afateve kohore që duhen respektuar. Sipas tij, kjo gjë mund të sjellë deri në prishje të kontratave midis dy a më shumë palëve.
Ka pasur ndikim. Që të kryesh një transaksion, ne na duhet një kartelë e rifreskuar që del nga AKSH. Kjo na prish punë sidomos për klientë të huaj apo që jetojnë jashtë, për të cilët janë lënë datat dhe vijnë me qëllim për të shitur pronat. Mund të na çojë deri në prishje të këtyre kontratave.
Përfaqësues të Kadastrës pohojnë për MCN bllokimin e shërbimeve por nuk japin asnjë datë se kur mund të zgjidhet, duke thënë se me këtë po merret Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ndërkohë që kjo e fundit nuk ka një datë të saktë se kur do të rinisë puna në këtë institucion.
Shërbimi online i Kadastrës nisi në korrik të vitit të shkuar kur edhe i mbyllen të gjitha sportelet fizike me synimin për të parandaluar të gjitha format e korrupsionit.
Comments
Kadastra, qe kur eshte
Kadastra, qe kur eshte krijuar eshte jashte funksionit!
Ne jemi popull trim prandaj tallet kush te mundet!
Add new comment