shba
Franca lëviz e pavarur drejt Rusisë
Europa duhet të gjejë mënyra dhe rrugë për mbrojtjen e interesave të vet të sigurisë, pavarësisht qëndrimeve të ShBA. Në krye të kësaj qasjeje qëndron Franca, që së fundmi ka propozuar emrin e ish-ministrit të Jashtëm, Hubert Vedrine, në një panel ekspertësh të NATO-s ku do të flitet për të ardhmen e aleancës.
2/3-at e vdekjeve nga koronavirusi janë regjistruar në Itali, Francë, Spanjë, SHBA
Statistika italiane e pasojave shëndetësore të koronavirusit nuk është më rast i izoluar. Franca, Spanja dhe SHBA i janë bashkuar listës duke shënuar në përditmëri situatën e rëndë.
Në Francë raportohet se janë të shtruar 24 639 persona, nga të cilët 6107 në kujdes intensiv. 509 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4032.
Franca kishte para krizës 5000 shtretër dhe për shkak të saj e ka rritur atë në 10000 shtretër.
ShBA: Kina ka gënjyer për shifrat e të prekurve nga CoVid-19 dhe numrin e vdekjeve
Kina ka fshehur shkallë e përhapjes së infeksionit të koronavirusit dhe numrin e saktë të vdekjeve për shkak të tij. Bloomberg shkruan se shërbimet inteligjente amerikane kanë dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë një raport sipas të cilit, Pekini zyrtar ka mbajtur informacionin të fshehtë lidhur me statistikat e fatalitetit të CoVid-19 në provincën Hubei.
SHBA: Jemi kundër reciprocitetit të Kosovës me Serbinë
Sot raportohet se qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e barrierave doganore me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinës, një hap që është deklaruar se do të shoqërohet nga reciprociteti. Reciprociteti është një fjaë që nuk i pëlqen SHBA-së në rastin e Kosovës, pasi pavarësisht këtij deklarimi, ambasada në Prishtinë e ka cilësuar atë pengesë të rre.
Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës.
Virusi që nxori lakuriq politikën e shantazhit ndaj Kosovës për heqje taksash
Situata e tanishme e pandemisë na sjell në vëmendje në një dritë tjetër, të papritur disi, aspekte të debatuara të politikës.
Co Vid -19 shpallet Virus Autokratik
Pandemia e koronavirusit ka hapur frontin e një lufte gjeopolitike të paprinciptë që provon se sëmundja kryesore e njeriut është tjetërgjë nga infektimi patogjenik i Co Vid 19. Kina në asnjë rast nuk deklaroi se virusi nuk shpërtheu jashtë saj. Ajo e mori këtë narrativë sapo nga SHBA nisi goditja politike që e cilësonte pandeminë si “virusi kinez”.
Ironike, SHBA nis fushatë diplomatike për blerje të pajisjeve mjekësore në përballimin e pandemisë
Departamenti Amerikan i Shtetit po udhëzon diplomatët e tij që të nxisin qeveritë dhe bizneset në Evropën Lindore dhe Euroazi për të rritur eksportet dhe prodhimin e pajisjeve mjekësore për shpëtimin e jetës dhe mjeteve mbrojtëse për Shtetet e Bashkuara, pjesë e një fushate diplomatike të dëshpëruar për të plotësuar mangësi të mëdha në sistemi mjekësor amerikan, ndërsa numri i vdekjeve nga koronavirusi është në rritje.
Kështu raporton revista e njohur “Foreign Policy” sipas të cilës:
Mësime dhe përvojë që mesa duket u injoruan*
Strategjia e Amerikës në Kosovë po shpërbëhet dita-ditës
Ndërsa bota lufton me pandeminë e koronavirusit, një zhvillim i jashtëzakonshëm po ndodhte në Ballkan: një vend i sfiduar dhe i varur kundërshtoi haptazi administratën e fuqishme të Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.
Administrata Trump tërhoqi eksperten kryesore të epidemive nga Kina disa muaj para Covid-19
Ekspertja amerikane për sëmundje epidemiologjike, e punësuar në Agjencinë e Kontrollit të sëmundjeve në Kinë, hoqi dorë nga vendi i saj i punës në korrik, sepse kishte dijeni mbi atë që do të ndodhte. Rastet e para të koronavirusit mund të jenë shfaqur në nëntor, dhe kur rastet shpërthyen, administrata e Trump në shkurt e ndëshkoi Kinën për censurimin e informacionit për shpërthimin dhe mbajtjen larg të ekspertëve amerikanë që mund të kishin ndihmuar në këtë situatë.