scholz

Gjermania kundër ndalimit të vizave turistike për qytetarët rusë

Postuar në 16 Gusht, 2022 18:28

Gjermania ka refuzuar idenë e pezullimit të vizave turistike për qytetarët rusë.

Duhet mbajtur parasysh se shumë refugjatë që kanë ikur nga Rusia nuk janë dakord me regjimin rus

është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz në samitin e Oslos.

Open Balkan nuk e viktimizon dot më Kosovën

Postuar në 11 Qershor, 2022 10:13

Turi ballkanik i kancelarit gjerman Olaf Scholz shënon një përpjekje të re të Europës për të parë me prioritet rajonin tonë dhe sigurmin e një perspektive europiane për të. Scholz ka ndaluar në Beograd, Prishtinë dhe do të jetë në Selanik, ku mbahet një samit për bashkëpunimin në Europën Juglindore. Greqia është destinacion i shtuar në itinerarin ballkanik të Gjermanisë që simbolikisht përfaqëson një zgjerim të hartës politike dhe riaktualizon një fuqi rajonale si Athina. 

Olaf Scholz përgënjeshtron izolimin e imagjinuar në Tiranë të Kosovës

Postuar në 10 Qershor, 2022 13:37

kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka riafirmuar në takimin e tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz se vendi i tij mbetet i angazhuar në integrimin europian duke nënvizuar se do të refuzojë çdo motivim apo orientim tjetër.

Serbia afirmohet si aktori kryesor në rajon për Rusinë dhe Perëndimin

Postuar në 08 Qershor, 2022 14:55

Në Serbi po diskutohet me intensitet vizita e pritshme e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që pritet të ketë një fokus mbi marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën. Presidenti serb, Vuçiç, bëri të qartë dy ditë më parë se pavarësisht mesazheve jo të lehta që priten nga vizita e Scholz, Serbia duhet të jetë mirënjohëse ndaj Gjermanisë, por edhe të mbajë parasysh se investimet gjermane punësojnë 77 mijë njerëz në Serbi.

Për analistët serbë, mesazhet e Scholz janë realisht sfiduese, por në politikë nuk duhet patur frikë.

Një luftë që nuk zgjidhet me humbjen e askujt

Postuar në 28 Maj, 2022 10:16

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka akuzuar së fundmi Kremlinin se po përdor krizën ushqimore të provokuar nga kriza ukrainase për të mobilizuar një sentiment antiperëndimor në botë. 

Putin ka gjetur një fjalëzim dhe ai po flet vazhdimisht për “perëndimin global”. Me këtë ai nënkupton se armiqtë kundër të cilit ai do të bashkojë të tjerët

citohet Scholz. 

Scholz viziton Ballkanin Perëndimor para 30 majit: Anëtarësimi, interes strategjik i BE-së

Postuar në 19 Maj, 2022 12:07

Gjermania e Scholz po investohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke artikuluar një interes strategjik të unionit. Në fjalën e mbajtur para parlamentit, kancelari gjerman ka vënë në dukje se Ballkani Perëndimor nuk mund të injorohet më në kushtet e krijuara nga lufta në Ukrainë dhe pas një pritjeje të gjatë të vendeve të rajonit.

Respektimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshëmrisë sonë. Sot më shumë se asnjëherë tjetër, integrimi i tyre është gjithashtu në interesin tonë strategjik

Scholz: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE. Kemi shumicë për të gjitha vendimet

Postuar në 23 Prill, 2022 18:03

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur në një intervistë për “Spiegel” përmes së cilës është përpjekur të mbrojë qëndrimin e Gjermanisë për furnizimin me armë. Scholz nuk ka një përgjigje për rezultatin e luftës që duket se përcjell pasiguritë rreth saj në Perëndim, sidomos për pasojat që mund të sjellë.

Duhet të ketë një marrëveshje paqeje që i mundëson Ukrainës të mbrojë veten në të ardhmen. Ne do t’i armatosim ata në mënyrë që siguria e tyre të garantohet. Dhe do jemi një fuqi garante. Nuk do të ketë një paqe të diktuar

Ministri gjerman i Financave: Vendin e Francës në OKB ta zërë BE-ja

Postuar në 29 Nëntor, 2018 16:19

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz ka propozuar së fundmi që Franca të dorëhiqet nga pozicioni i vet si anëtare e Këshillit të SIgurimit të Organziatës së Kombeve të Bashkuara dhe në vend të saj të ulet Bashkimi Europian. Ai e ka hedhur idenë gjatë një fjalimi për të ardhmen e Europës dhe sipas tij kjo dtë mundësonte që Europa të flasë me një zë.

Ne ndoshta mund të imagjinojmë që në terma afatmesëm vendi i Francës në Këshillin e Sigurimit të bëhet një vend i BE-së

Pages

Subscribe to RSS - scholz