Olaf Scholz përgënjeshtron izolimin e imagjinuar në Tiranë të Kosovës
kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka riafirmuar në takimin e tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz se vendi i tij mbetet i angazhuar në integrimin europian duke nënvizuar se do të refuzojë çdo motivim apo orientim tjetër.
Në përputhje me premtimet dhe perspektiven evropiane po punojnë për përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE. Do të vazhdojmë edhe me aspiratën tonë për statusin e kandidatin për BE ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti. Gjermania ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në rindërtimin e Kosovës. Kancelarin Scholz e sigurova se Kosova është dhe do të mbetet partner i besueshëm i Gjermanisë
ka thënë Kurti.
Ai ka kërkuar nga kancelari gjerman rivitalizimin e Procesit të Berlinit që e vendos procesin e hapjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor nën një suazë europiane dhe me drejtim të qartë në Europë. Takimi në fjalë është shenjë e rëndësisë që ka rajoni për Gjermaninë dhe rolin që ajo mban sidomos për stabilitetin e tij me dy pika kritike: Bosnjen dhe Kosovën.
Nga ana tjetër, ai konfirmon se qëndrimet e Kosovës kundër Open Balkan nuk kanë prodhuar asnjë lloj izolimi diplomatik për Prishtinën zyrtare sikundër llapet në Tiranë nga zëdhënës fatkeqë të Edi Ramës, por se gradualisht Kosova po ia del të bëhet propozuese e një alternative politike në rajon, në përputhje me nismat europiane.
Edhe vizita e Mitsotakis në Prishtinë konfirmon këtë gjë, sikundër na thotë se Open Balkan nuk ka vetëm dashamirësi në kancelaritë europiane, siç pretendohet në Tiranë. Është e dukshme se aktorët që nuk e duan një rol kryesor të Beogradit në organizimin diplomatik të Ballkanit nuk janë të pakët dhe se me rrethanat e reja nuk përjashtohet që nisma të relativizohet në rëndësinë e vet, kryesisht propagandistike.
Add new comment