Scholz: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE. Kemi shumicë për të gjitha vendimet

Postuar në 23 Prill, 2022 18:03

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur në një intervistë për “Spiegel” përmes së cilës është përpjekur të mbrojë qëndrimin e Gjermanisë për furnizimin me armë. Scholz nuk ka një përgjigje për rezultatin e luftës që duket se përcjell pasiguritë rreth saj në Perëndim, sidomos për pasojat që mund të sjellë.

Duhet të ketë një marrëveshje paqeje që i mundëson Ukrainës të mbrojë veten në të ardhmen. Ne do t’i armatosim ata në mënyrë që siguria e tyre të garantohet. Dhe do jemi një fuqi garante. Nuk do të ketë një paqe të diktuar

ka thënë ndër të tjera ai.

Nuk dihet sesi mund të realizohet një gjë e tillë, por interesant është mesazhi i Scholz sipas të cilit Gjermania duhet të kishte financuar terminalet e gazit të lëngshëm. Më tej ai thekson se projekti Nord Stream 2 nuk ka qenë kurrë thelbësor për furnizmin e Gjermanisë me gaz, një pohim ky që krijon zhvendosje strategjike nga pozicioni i deritanishëm gjerman.

Nga ana tjetër, Scholz ka paralajmëruar zhvillime që prekin edhe vendin tonë. Teksa ka folur për atë që Gjermania do të bëjë, kancelari ka cituar tre ika: alokimin e 100 miliardë eurove për ushtrinë, kalimin drej burimeve të energjisë së rinovueshme dhe sovraniteti I BE-së me theks te konsiderimi i Ballkanit Perëndimor në Union.

Ne kemi një shumicë të gjerë në parlament për të gjitha këto vendime

ka thënë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.