Gjermania kundër ndalimit të vizave turistike për qytetarët rusë

Postuar në 16 Gusht, 2022 18:28

Gjermania ka refuzuar idenë e pezullimit të vizave turistike për qytetarët rusë.

Duhet mbajtur parasysh se shumë refugjatë që kanë ikur nga Rusia nuk janë dakord me regjimin rus

është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz në samitin e Oslos.

Bllokimin e qytetarëve rusë në kontekstin e luftës që po zhvillohet në Ukrainë e kanë aplikuar Finlanda, Estonia, Lituania dhe Letonia. Sipas kancelarit gjerman një vendim për mbylljen e Rusisë mund të jetë kundërproduktiv dhe mund të dëmtojë edhe kundërshtarët e presidentit rus, Vladimir Putin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.