rreziku rus
Manifesti kundër rrezikut rus: Të bashkohemi me socialistët!
Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë ka ofruar sot teatrin bajat të patritoizimit dhe përpjekjes për ruajtjen e demokracisë në vendin tonë nga ndërhyrjet e huaja. Në komision ka mbërritur një projektrezolutë titulluar “Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dizinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare” me nismëtar Taulant Ballën. Ja sesi e argumenton Balla nismën e tij ndër të tjera:
Presidenti: Kriza ka shkaqe kushtetuese dhe përfaqësimi. Rreziku rus nuk është problem për Shqipërinë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar sot zhvillimet politike në vend duke dhënë ndoshta prononcimin e vet më të zgjeruar në këtë kuadër. Meta ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në krizën aktuale politike në vend, një tezë që është aktualizuar në mënyrë artificiale nga kryeministri Edi Rama:
Rreziku rus, Këshilli Atlantik përjashton Shqipërinë: Në Mal të Zi, Greqi dhe Maqedoni
Zv. presidenti ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon M. Wilson, ka përcjellë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” qëndrimin e njohur se Rusia po përdor luftën hibride në Ballkan për të sulmuar demokracinë. Një arsye pse Rusia vepron në këtë mënyrë është sipas tij pamundësia e saj për të konkuruar Perëndimin, sidomos në planin ekonomik. Përça dhe polarizo, ja deviza e Russië sipas Ëilson, e cila aplikohet edhe në Ballkan. Kur vjen puna për ta lexuar qëndrimin rus në terrenin ballkanik, Wilson bën këtë përcaktim:
Teza e rrezikut rus funksionon vetëm me Serbinë
Shqiptarët kontrollojnë stabilitetin e tre apo katër shteteve në Ballkan dhe mund të afektojnë klimën e sigurisë më gjerë, por sërish ata po humbasin terren në planin gjeopolitik. Kjo mund të shihet fare qartë në raportet bilaterale me vende të Perëndimit dhe sidomos në mënyrën sesi loja diplomatike kurdiset në shetetet në fjalë jo duke kërkuar bisedimin e drejtpërdrejtë, por duke përdorur të ashtuquajturit liderë shqiptarë si postierë të Brukselit apo Uashingtonit për Rusinë dhe për bashkëqytetarët sllavë.
Rreziku rus një aspekt, por edhe nacionalizmi i porositur duhet marrë në analizë
Shaban Murati vijon edhe sot në një opinion në “Gazeta Shqiptare” me idenë e depërtimit rus në Ballkan. Duke e artikuluar këtë tezë në kufijtë e një obsesioni, Murati, diplomat dhe publicist i njohur, shkruan se kësaj radhe kemi të bëjmë me një etapë të re të angazhimit të Rusisë në Ballkan. Ai e merr spunton nga një deklaratë e ambasadorit rus në BE, Vladimir Chizhov, sipas të cilit “Rusia ofron alternativën ruse në vend të integrimit euroatlantik për Maqedoninë dhe shtetet e tjera të Ballkanit”.