Presidenti: Kriza ka shkaqe kushtetuese dhe përfaqësimi. Rreziku rus nuk është problem për Shqipërinë

Postuar në 18 Mars, 2019 14:02

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar sot zhvillimet politike në vend duke dhënë ndoshta prononcimin e vet më të zgjeruar në këtë kuadër. Meta ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në krizën aktuale politike në vend, një tezë që është aktualizuar në mënyrë artificiale nga kryeministri Edi Rama:

Jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë. Ne do donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e gjithë popullit të rajonit për t’u integruar në NATO, por nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si anglo - amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës, kushtetuese, morale, përfaqësimi, që janë të krijuara nga ne

tha ai.

Presidenti ka dalë kështu kundër versionit gjysmë zyrtar të qeevrisë për krizën, që synon anashkalimin e shkaqeve dhe zgjidhjen e tyre përmes një marrëveshjeje të mbylur. Në fund të fundit, kreu i shtetit ka pohuar se ka një krizë të thellë në vend e cila buron nga shpërdorimi i prerogativave të sistemit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.