Rreziku rus, Këshilli Atlantik përjashton Shqipërinë: Në Mal të Zi, Greqi dhe Maqedoni
Zv. presidenti ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon M. Wilson, ka përcjellë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” qëndrimin e njohur se Rusia po përdor luftën hibride në Ballkan për të sulmuar demokracinë. Një arsye pse Rusia vepron në këtë mënyrë është sipas tij pamundësia e saj për të konkuruar Perëndimin, sidomos në planin ekonomik. Përça dhe polarizo, ja deviza e Russië sipas Ëilson, e cila aplikohet edhe në Ballkan. Kur vjen puna për ta lexuar qëndrimin rus në terrenin ballkanik, Wilson bën këtë përcaktim:
Strategjia e Rusisë në Ballkan nuk është që të ndërtojë diçka të bukur dhe grandiose, duke marrë vendime të vështira, por ta shpërthejë rajonin dhe të ndalë procesin e reformimit që çon drejt Europës. Është shumë më e lehtë që të adoptosh një politikë të gjeopolitikës starategjike të rrëmujës, sesa të ndërtosh diçka. Kështu që kjo nuk ka për t’u larguar ended he ne presim që të shohim sesi Rusia të luajë me perceptimin e partneritetit të madh strategjik me Serbinë, një iluzion – apo përpjekje që të mbjellë ndasi në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e veriut pas Marrëveshjes. Në të njëjtën kohë nuk ka dyshim se ne po fitojmë…Ne kemi ecur para në Mal të Zi dhe Greqia sapo ka arritur një fitore të jashtëzakonshme me Marrëveshjen e Prespës
shprehet Wilson.
Siç shihet pikat e dobëta të përballjes në Ballkan mes Rusisë dhe Perëndimit, janë po ato që përmenden prej kohësh në dokumentet kryesore të sigurisë në Perëndim. Bota shqiptare qëndron jashtë këtij rreziku pasi prirja e popullsisë është e tillë, sikundër edhe mbijetesa e klasës politike është në varës të humorit të Perëndimit.
Përkundrejt këtij konfirmimi është e udhës të pyetet: për cilat arsye politika në Tiranë tematizon teza për ndikimin rus? Vëmendja e kërkuar nga pushteti është shenjë dobësie përballë protestave që i ka provokuar vetë për shkak të korrupsionit. Kjo është e qartë dhe e dukshme.
Add new comment