rivaliteti

Politika e jashtme si rivalitet i axhendave private

Postuar në 11 Korrik, 2018 03:08

Një ndër çështjet më të vështira për t’u deshifruar në Shqipëri është politika e jashtme e saj. Këtu nuk e kemi fjalën për drejtimet kryesore të saj të shprehura për dy dekada e që i përmbahen anëtarsimit në Bashkimin Europian. Këtu fjala është për atë politikë që ka të bëjë me aktorë të huaj, përmes të cilëve politika shqiptare, segmente të saj, kërkojnë të fuqizojnë veten duke punuar që këtë ta realizojnë duke afirmuar axhenda që për qytetarët e këtij vendi janë të errëta.

Kina, katalizator drejt botës Post-Perëndimore dhe ndërtimit të një Rendi Ndërkombëtar Paralel?

Postuar në 28 Shtator, 2016 23:24

Ka kohë që flitet për rendin ndërkombtër që është sfiduar në disa drejtime. Ndoshta personi më i njohur që ka ecur përpara me këtë tezë duke propozuar kundërveprim është Henry Kissinger, sipas të cilit bota po shkon drejt një gjeopolitike rajonesh pa një dominancë vertikale si sot, në krye të së cilës qëndron SHBA dhe Perëndimi në tërësi. Sfida nuk është vetëm në ngushtimin e diferencës ekonomike dhe teknologjike mes Perëndimit dhe aktorëve jo perëndimorë, por ajo është një sfidë instiucionale dhe strukturore e cila po katalizon realitete të reja vendimmarrëse.

Blushi dhe socialistët lakuriq

Postuar në 04 Shkurt, 2016 14:24

Partia Socialiste, pasi ka kapërdirë turpin e heshtjes, tashmë po përjeton edhe paturpsinë e përdorimit për nevojat e ngushta të kryetarit të saj.

Rama-Blushi dhe të rejat që mungojnë

Postuar në 28 Janar, 2016 13:06

Lufta politike në të përbrendshmet e Partisë Socialiste, ka filluar të vlojë. Në prag të Kongresit. Është padyshim shumë mirë që ndodh kështu, për demokracinë e kësaj partie të madhe, demokraci e cila, nga një tregues i brendshëm partiak, reflekton drejtpërdrejtë dhe tërthorazi, në krejt sistemin demokratik në Shqipëri.

Subscribe to RSS - rivaliteti