Kina, katalizator drejt botës Post-Perëndimore dhe ndërtimit të një Rendi Ndërkombëtar Paralel?
Ka kohë që flitet për rendin ndërkombtër që është sfiduar në disa drejtime. Ndoshta personi më i njohur që ka ecur përpara me këtë tezë duke propozuar kundërveprim është Henry Kissinger, sipas të cilit bota po shkon drejt një gjeopolitike rajonesh pa një dominancë vertikale si sot, në krye të së cilës qëndron SHBA dhe Perëndimi në tërësi. Sfida nuk është vetëm në ngushtimin e diferencës ekonomike dhe teknologjike mes Perëndimit dhe aktorëve jo perëndimorë, por ajo është një sfidë instiucionale dhe strukturore e cila po katalizon realitete të reja vendimmarrëse. Aktori më subversin në këtë drejtim është Kina. Jo më kot, edhe Kissinger, fjala e të cilit dëgjohet, librin e fundit ja ka kushtuar pikiërisht fuqisë aziatike. Së fundmi në SHBA po e përfshijnë skenarin e një lufte me Kinën në opsionet e së mundshmes, në ndryshim nga disa vite më parë kur ndërvarësia mes të dyja vendeve e skualifikonte eventualitetin e një konfrontimi ushtarak.
Lidhur me këto çështje revista e njohur “The Diplomat” i ka lënë hapësirë shkrimit të një studiuesi që jep leksione në Brazil. Oliver Stuenkel flet për një botë Post Perëndimore dhe për ngritjen e një Rendi Ndërkombëtar Paralel. Për Stuenkel që vjen nga një vend si Brazili që cilësohet si fuqi në rritje, ky rend i ri i mishëruar në formë embrionale në një seri institucionesh pas së cilave qëndron Kina, nuk ka pse të kuptohet vetëm si pararendës i një përplasjeje të madhe apo i një kaosi global.
“Kuptimi ynë për krijimin e rendit të tanishëm, formës së tij bashkëkohore dhe parashikimet për të ardhmen, janë të kufizuara sepse ato e imagjinojnë një “Botë Post Perëndimore” nga një perspektivë e ngushtë me qendër Perëndimin. Profesori i universitetit të Harvardit, Graham Allison i quan 1000 vjetët e fundit si një “mijëvjeçar në të cilin Europa ka qenë qendra politike e botës”. Këto vështrime nënvlerësojnë në mënyrë dramatike kontributet e mendimtarëve dhe kulturave joperëndimore dhe se sa Perëndimi ka marrë dhe ka patur varësi nga dija e huaj, teknologjia, idetë dhe normat e vendeve si Kina apo nga Bota Myslimane...”, shkruan ndër të tjera Stuenkel.
Sipas tij në kushtet kur Kina sa vjen dhe zë më shumë vend në prodhimin e të mirave publike globale, rendi poist perëndimor nuk ka pse të jetë më shumë i dhunshëm sesa ky i sotmi. Ai do të jetë më tepër një rivalitet i menaxhueshëm dhe për këtë Pekini zyrtar po e tregon me vepra. Autori shton se institucionet ndërkombëtare paralele të ideuara nga Kina si BRICS që paralelizon Bankën Botërore apo G7, Universal Credit Rating Group për Moody’s dhe S&P, China Union Pay për Mastercard dhe Visa etj.., janë në fakt jo premisa të përplasjes sësa “tulla në ndërtimin e një rendi paralel”. Shpërndarja e pushtetit global është një perspektivë që po kuptohet mirë, por pasigurinë e së ardhmes e shton ndjesia se rendi aktual është natyral. Kjo ul shumë kapacitetin për të lexuar qartë atë që po ndodh për më tepër që sipas këtij autori rendi aktual ka të inkuardruara shumë norma që nuk i përkasin botës perëndimore. Kjo frikë mund të zbehet në një finale ku ajo i lë vendin një dialogu dhe përftimit të një mendimi tjetër që sheh nga e ardhmja, por në çdo rast, supozimi i autorit ngjan pak utopik kur dihet fare mirë se ndryshime të tilla nuk kalojnë me konsesnsus. Të paktën historia nuk ka jep shumë shembuj bindës në këtë drejtim dhe nuk na jep as shembuj të një Kine që del nga Azia.
http://thediplomat.com/2016/09/the-post-western-world-and-the-rise-of-a-...
Add new comment