relativiteti
Teoria e relativitetit demokratik(Video)
Teksa parlamenti miratoi me 100 vota pro dhe 7 kundër rezolutën për shkeljet e Presidentit, kryeministri parashtroi para deputetëve teorinë e tij unikale pse zgjedhjet pa opozitën janë demokratike.
Zoti Rama e quan veten viktimë dhe pushtetin e tij pasojë. Por sipas tij ky fatalitet që buron nga aktet e kundërshtarëve fatmirësisht është në të mirën e kombit. Në të mirën e Kombit sepse sipas zotit Rama fati i Shqipërisë mbetet në duart e një kryeministri dhe mazhorance të provuara për mirëqeverisjen e gabimeve pa dashje.
Konfirmohet saktësia e Teorisë së Relativitetit përtej sistemit tonë diellor
Një ekip ndërkombëtar astronomësh kontrolloi saktësinë e teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, jo vetëm përtej sistemit tonë diellor por edhe përtej galaktikës sonë.
Duke kombinuar elemente nga teleskopi hapësinor "Hubble" dhe Teleskopit shumë i Madh i Observatorit Jugor Europian në Kili, shkencëtarët kanë treguar se graviteti vepron saktësisht siç parashikohet nga teoria e përgjithshme e relativitetit e prezantuar nga Albert Ajnshtajni në virin 1915.
Parimi holografik aplikohet në universin tonë*
Një nga misteret më të mëdha të kozmologjisë moderne është uniformiteti termik i universit – kozmozi i pafundëm është i përshkuar nga nxehtësia e prodhuar nga Binbg Bang. Me kalimin e kohës është ftohur me pak gradë mbi zeron absolute, por ende mund të shihet në shkëlqimin e zbehtë të radiacionit të mikrovalëve, njohur edhe si sfondi I mikrovlëve kozmike. Në çdo drejtim që ne shohim temperature e e sfondit kozmik është thuajse e njëjta, me ndryshime shumë të vogla.
Relativiteti i Përgjithshëm vlen vetëm në universin tonë katërdimensional
Kërkuesit në Universitetin e Cambridge dhe Queen Mary në Londër kanë arritur të realizojnë një eksperiment që hedh një dritë të re kuptimin e teorisë së relativitetit të përgjithshëm dhe kufizimeve të saj. Përmes një superkompjuteri ata kanë stimuluar krijimin e një vrime të zezë me formën e një unaze shumë të hollë, e cila nxit krijimin e disa “gungave” të lidhura mes tyre nga unaza që hollohen me kalimin e kohës. Ato bëhen kaq të holla saqë me kalimin e kohës tjetërsohen në një seri vrimash të zeza në miniaturë, njësoj si përhapja e valëve të ujit.