Relativiteti i Përgjithshëm vlen vetëm në universin tonë katërdimensional

Postuar në 20 Shkurt, 2016 18:26

Kërkuesit në Universitetin e Cambridge dhe Queen Mary në Londër kanë arritur të realizojnë një eksperiment që hedh një dritë të re kuptimin e teorisë së relativitetit të përgjithshëm dhe kufizimeve të saj. Përmes një superkompjuteri ata kanë stimuluar krijimin e një vrime të zezë me formën e një unaze shumë të hollë, e cila nxit krijimin e disa “gungave” të lidhura mes tyre nga unaza që hollohen me kalimin e kohës. Ato bëhen kaq të holla saqë me kalimin e kohës tjetërsohen në një seri vrimash të zeza në miniaturë, njësoj si përhapja e valëve të ujit.

Me krijimin e një vrime të zezë në formën e unazës krijohen kushtet për Singularitet Jashtë Horizontit të Ngjarjes, në të cilin ekuacionet matematikore të relativitetit të përgjithshëm nuk vlejnë më. Ky përfundim ka rëndësi shumë të madhe, pasi e sheh Singularitetin të ekzistojë edhe në “vende” të tjera përveçse aty ku hipotetizohet zakonisht: në qendër të një vrime të zezë. Sipas teorisë së relativitetit të përgjithshëm singulariteti ekziston në qendër të vrimës së zezë dhe ai qarkojet nga Horizonti i Ngjarjes, apo Pika e Moskthimit, aty ku tërheqja gravitacionale bëhet kaq e fuqishme saqë shkëputja prej saj është e pamundur dhe për pasojë vëzhgimi i saj nga jashtë po ashtu. Në kushte të tilla, të cilat përmbushin atë që quhet Hipoteza e Censurës Kozmike, relativiteti i përgjithshëm na jep shpjegime të kënaqshme për thuajse çdo gjë.

Por nëse Singulariteti do të ekzistonte jashtë Horizontit të Ngjarjes ai do të ishte i vëzhgueshëm nga Jashtë dhe do të përfaqësonte në vetvete një objekt që ka rënë në dendësi të pafundme, një gjendje ku edhe njëherë ligjet e fizikës nuk vlejnë. Fizika teorike ka hipotetizuar se gjendje të tilla mund të ekzistojnë në Dimensione më të Larta. Ekzistenca pra e Singularitetit Jashtë Horizontit të Ngjarjes(Naked Singularity) e zhvlerëson relativitetin e përgjithshëm i cili nuk mund të parashikojë më asgjë. Këtu vjen në vështrim rëndësia e madhe e eksperimentit të sipërcituar, pasi ai provon teorikisht se relativiteti i përgjithshëm gjen zbatim në universin tonë katërdimensional, pra tre dimensionet që i perceptojmë të gjithë plus Kohën si dimension i katërt që kompleton hapësirë kohën ku zbatohet teoria e Einstein.

Thënë kjo do pranuar se postulimet e fizikës teorike, siç është p.sh teoria e unazave, sipas së cilës universi mund të arrijë deri në 11 dimensione, e zgjeron shumë fushën e ligjësive fizike. Kërkuesit e Cambridge dhe të Queen Mary University kanë zbuluar pra se nëse Unazat janë të holla mjaftueshëm, ato mund të çojnë në krijimin e Singulariteti Lakuriq(Naked Singularity) duke përfunduar se “nëse Hipoteza e Censurës Kozmike nuk qëndron në dimensione më të larta, atëherë ndoshta do të duhet studiuar se çfarë ka të veçantë universi ynë katërdimensional që i jep kuptim kësaj Hipoteze”. Aty ku ajo nuk vlen do të duhet kërkuar një alternativë për shpjegimin e realitetit dhe si propozim fillestar është Graviteti Kuantik që përafron ekuacionet e Einstein larg një Singulariteti, ndërkohë që përshkruan fizikën e re afër Singularitetit.

http://phys.org/news/2016-02-five-dimensional-black-hole-relativity.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.