Konfirmohet saktësia e Teorisë së Relativitetit përtej sistemit tonë diellor
Një ekip ndërkombëtar astronomësh kontrolloi saktësinë e teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, jo vetëm përtej sistemit tonë diellor por edhe përtej galaktikës sonë.
Duke kombinuar elemente nga teleskopi hapësinor "Hubble" dhe Teleskopit shumë i Madh i Observatorit Jugor Europian në Kili, shkencëtarët kanë treguar se graviteti vepron saktësisht siç parashikohet nga teoria e përgjithshme e relativitetit e prezantuar nga Albert Ajnshtajni në virin 1915.
Që atëherë, kjo teori ka kaluar nëpër teste "të shkëlqyera" të njëpasnjëshme në Tokë dhe hapësirë. Matjet e reja edhe më të largëta, të cilat treguan lakimin e dritës(dhe rreth galaktikës lakuar,konfirmuan edhe një herë se teoria është e saktë.
Hulumtuesit nga Britania, Gjermania dhe SHBA, të udhëhequr nga Instituti i kozmologjisë dhe gravitetit britanik në Universiteti i Portsmouth përdorën një galaktikë relativisht të afërt (të ESO325-G004 në një distancë prej 450 milionë vitesh dritë nga Toka) si një lente gravitacionale për të kryer një test të saktë të teorisë.
Duke krahasuar masën e galaktikës ESO 325-G004 me lakimin e hapësirës rreth tij, astronomët kanë gjetur se graviteti sillet sipas parashikimeve të teorisë së përgjithshme të relativitetit. Është kaq impresionuese të përdorim teleskopët më të mirë në botë për të sfiduar Ajnshtajnin dhe më në fund të zbulojmë se sa e drejtë ishte"- thotë profesor Bob Nichol, drejtor i Institutit të Kozmologjisë dhe Gravitetit.
Comments
Graviteti terheq edhe driten,
Graviteti terheq edhe driten, -ky postulat njihej e pranohej edhe nga Njutoni, e me pas eshte llogaritur dhe postuluar edhe nga Kavendish e te tjere, pa llogaritur pastaj qe vete drita e ylberit me formen e saj te perkulur u tregonte studjuesve qysh ne lashtesi dhe antikitet se trupat e hapsires jane te rrombullaket dhe bashkveprojne me njeri-tjetrin.
Add new comment