Teoria e relativitetit demokratik(Video)
Teksa parlamenti miratoi me 100 vota pro dhe 7 kundër rezolutën për shkeljet e Presidentit, kryeministri parashtroi para deputetëve teorinë e tij unikale pse zgjedhjet pa opozitën janë demokratike.
Zoti Rama e quan veten viktimë dhe pushtetin e tij pasojë. Por sipas tij ky fatalitet që buron nga aktet e kundërshtarëve fatmirësisht është në të mirën e kombit. Në të mirën e Kombit sepse sipas zotit Rama fati i Shqipërisë mbetet në duart e një kryeministri dhe mazhorance të provuara për mirëqeverisjen e gabimeve pa dashje.
Absurdi i Shqipërisë së purpurt të dalë nga një palë zgjedhje pa opozitën relativizohet nga kryeministri si e dhënë demokratike pa shpjeguar mbi cilat garanci bazohet. Në fakt çdo argument bie përballë pyetjes retorike me të cilën kjo mazhorancë relativizon marrëzitë e veta sipas parashtrimit; Ku qëndron problemi këtu?
Add new comment