reforma
Reformë sipas disa të vërtetave që nuk i thonë ekspertët
"Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit. Tetë vjet më parë, kur hyra në Parlament si deputet i PD-së, unë kisha një dhomë e një kuzhinë në katin e nëntë të një pallati. Ligji i aprovuar ato kohë ia ndalonte deputetit të merrej me biznes ose me dypunësi, qoftë dhe indirekt.
Unë e respektova këtë ligj dhe mbeta në mënyrë të natyrshme në këtë apartament, megjithëse fëmijët u rritën. Mbeta në këtë apartament jo se desha të qëndroja në atë ngushtësirë, por se nuk kisha dhe nuk kam mundësi financiare të blej një apartament të ri.
Albin Kurti: Në Shqipëri ka nevojë për një lëvizje politike, ndërkombëtarët nuk mund të sjellin drejtësinë
Ish-kreu i Vetvendosjes, Albin Kurti është dyshues nëse reforma në drejtësi do të japë efekte. Duke bërë njënparalelizëm me Gjykatën Speciale të Kosovës ose EUELEX, Kurti thotë se pakti me ndërkombëtarët është që të ndëshkohen vetëm pushtetarë të vegjël lokalë, ndërsa ata që kanë votuar reformën nuk dotë preken.
Ka një reformë, por asnjë garanci se gjërat do të ndryshojnë për mirë
Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, juristi Çlirim Gjata, në cilësinë e ekspertit, thekson se askush, as ndërkombëtarët, nuk kanë dhënë deri tani garanci se sistemi që do të ngrihet do të funksionojë. Duke qëndruar më tepër tek “Vetting”-u, Gjata ngre pyetjen se si do ta zgjidhin institucionet që do të krijohen problemin e fshehjes së pasurive dhe regjistrimit të pronave në emër të personave të dytë ose të tretë.
Përtej retorikës teknike të reformës, çfarë mendoni ju a është ky një proces politik apo ligjor?
Presidenti: Ndryshimet kushtetuese prodhojnë ngërç për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar sot se ndryshimet e reja kushtetuese, prodhojnë një ngërç në krijimin e Këshillit të Emërimeve. Për këtë arsye presidenti ka thirrur në konsultime grupet parlamentare në një takim ditën e martë.
“Një reformë e zbatuar me hile nuk do të funksionojë”
Reforma në drejtësi është shitur për opinionin si një pikë kthese, fund i tranzicionit, apo edhe shpëtim i Shqipërisë nga kthetrat e korrupsionit. Me këto fjalë ka folur pak a shumë edhe aktori kryesor i saj, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Por Lu është diplomat dhe si i tillë ai bën zëdhënien e politikës, që shpesh anashkalon çështje teknike që rrugës rezultojnë vendimtare. Gazeta “Shekulli” i ka marrë një intervistë për këtë problem juristes amerikane, Kathleen Imholz, e cila është njohëse e Shqipërisë dhe problemeve institucionale të saj.
Luksi i vajzës së kryeprokurorit Llalla dhe perspektiva e reformës në drejtësi (Foto)
Në rrjetet sociale janë publikuar sot foto të vajzës së kryeprokurorit Adriatik Lalla, e cila nga sa shihet bën një jetë luksi. Fotot janë publikuar në profilin e Bledi Manes në Facebook, kolumnist dhe gazetar, i cili thotë se vajza e kryprokurorit shkon në kolegjin turk ku po kryen studimet me 2 makina te shtrenja "Range Rover" të cilat kushtojnë 78 mijë euro të dyja. Po ashtu shpenzimet e saj për bizhuteri dhe aksesorë janë të dukshme.
7 ligjet, pas 11 gushtit, ndoshta para shtatorit...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka deklaruar sot se nuk do të ketë seancë plenare deri në datën 11 gusht, kur edhe Partia Socialiste kërkon shqyrtimin e 7 ligjeve që rrjedhin nga ndryshimet e fundit kushtetuese. Meta la të kuptohej, se ligjet mund të mos miratohen as brenda gushtit, duke sqaruar se edhe për to ka konsultime me ambasadorët. “Që të jemi korrekt, jemi në një proces diskutimesh, edhe me z. Xhafaj si Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, edhe me z.
Papafingo e krismës së thatë*
Partia Socialiste festoi solemnisht miratimin më 22 korrik të reformës në drejtësi, duke ngarkuar Fatmir Xhafën me pregatitjet e ceremonisë që u mbajt në Pallatin e Brigadave. Si të thuash një ceremoni diplomimi për atë që arriti politika shqiptare falë vizionit të kryeministrit Rama, pa të cilin siç tha Fatmir Xhafaj “kjo reformë historike nuk do të ishte e mundur”.
Gianni Buquicchio: Suksesi është i të gjitha forcave politike
Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio (Xhani Bukikio) thotë se miratimi me konsensus i reformës në drejtësi është një sukses i madh për të gjitha forcat politike që avancuan përmes negociatave dhe kompromiseve me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.