reforma ne drejtesi
Lubonja: A mund t'i besohet reforma në drejtësi një partie me banditë?
Fatos Lubonja e gjykon si grusht shteti draftin e Kushtetutës së re që kanë hartuar ekspertët e nivelit të lartë për reformën në Drejtësi. Sipas tij reforma që po propozohet përfaqëson një kapje nga pushtetit aktual i sistemit të Drejtësisë.
Nishani zbulon skenarin e Ramës për Reformën në Drejtësi
Presidenti Nishani është i shqetësuar për korrupsionin në politikë. Ai ka paralajmëruar një skenar sipas të cilit maxhoranca do të kërkojë të miratojë pa konsensusin e opozitës ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Në një intervistë për Panorama Presidenti është shprehur se maxhoranca nuk i ka e vetme votat dhe për këtë arsye reforma mund të miratohet me ‘blerjen’ e votave të disa deputetëve të Kuvendit.
Mazhoranca i ndërpret mandatin Llallës
Grupi i ekspertëve të maxhorancës ka përfunduar draftin e reformës në Drejtësi pa ekspertët e opozitës.Drafti do t’i përcillet brenda kësaj jave Komisionit të Posaçëm, i ndryshuar sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Mungesa në tryezë e ekspertëve të opozitës, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, nuk e ka penguar grupin tjetër të ekspertëve për të vijuar me ndryshimet në draftin fillestar dhe për të përfshirë çdo rekomandim të bërë nga Komisioni i Venecias.
Nishani në një valë me PD dhe LSI, kërkon tryezë politike për reformën në drejtësi
Në një valë me Partinë Demokratike dhe LSI-në, Presidenti Nishani kërkon mbledhjen e një tryeze politike për reformën më drejtësi. Ai qortoi maxhorancën, e cila sipas tij nuk ka kërkuar mendimin e institucionit që ai drejton për reformën në drejtësi, ndërsa bëri thirrje për angazhim maksimal të klasës politike në hartimin e një drafti të përbashkët.
Sipas kreut të shtetit, është me rëndësi që të arrihet së pari gjuha e përbashkët e klasës politike shqiptare dhe më pas jetësimi i reformës nga ekspertët në bazë të dakortësimit të politikës.
Reforma në Drejtësi, direktivë e Shtëpisë së Bardhë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka thënë për rrjetin “BIRN” se kërkesat dhe angazhimi i ambasadës në Tiranë për reformën në drejtësi, është politikë dhe direktivë e Deprtamentit të Shtetit si dhe Shtëpisë së Bardhë. “Po bëjmë thjesht punën tonë. Të gjithë ne në Ambasadën amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit.
Ka interesa që e bashkojnë Ilir Metën me Bashën. PD-LSI kundër reformës së ekspertëve, pazari duhet të jetë politik
Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë sot në tryezën e reformës në Drejtësi. Qëndrimi i demokratëve vjen pasi ata nuk pranojnë mënyrën se si po diskutohet për miratimin e neneve të Kushtetutës.
Burimet pranë grupit të ekspertëve thanë për Panorama se përfaqësuesi i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dërguar një email mbrëmë ku ka kërkuar që diskutimi të vijojë në nivel politik dhe jo më në nivel teknik.
Ballë për Ballë
Ilir Meta ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu lidhur me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që mbajnë orë të shtrenjta. Në një intervistë për "Studio e Hapur" ai tha se konstatime të tilla nuk janë standardi për të folur për reformën, pasi ajo kërkon transparencë dhe vizion. Gjithsesi Meta tha se pajtohet me disa nga shqetësimet e ambasadorit amerikan.
Guatemala, Donald Lu dhe reforma në drejtësi
Para se Komisioni i Venecias të dërgonte vërejtjet e sugjerimet për projekt-reformën në drejtësinë shqiptare, Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, bëri këtë deklaratë në Konferencën Gjyqësore Kombëtare: “Ju lutem mësoni se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë hartues aktivë të çdo pjese të reformës dhe se ne e mbështesim plotësisht paketën aktuale të reformave.”
Dy janë pikat kyçe të asaj projekt-reforme, që aq hapur e drejtpërdrejt u mbështet nga ambasadori Lu dhe ambasadorët europianë.
Lu nuk i ndahet reformës në drejtësi: Presim debat serioz më 2016
Ambasadori amerikan, Donald Lu, i angazhuar personalisht për reformën në drejtësi, edhe urimin e tij për shqiptarët e ka fokusuar pikërisht te kjo reformë që sipas tij duhet të shoqërohet me një debat serioz më 2016. Diplomati amerikan ka lëshuar deklarata të forta muajt e fundit për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar që duhet të përfundojnë pas hekurave.
Konsensusi, kostoja e notës “4” të Venecias
Kundërshtimi që po i bëhet draftit të Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, pas vërejtjeve esenciale që ka bërë Komisioni i Venecias, po prek cakun e marrëdhënies deri diku normale që dukej se sundonte palët gjatë procesit të diskutimit. Ka intepretime për vëretje, të cilat nuk mund të anashkalohen, pavarësisht se politika po mban zemrën me dorë nga frika e sfidës që lëshoi dje Fatmir Xhafaj.