Ballë për Ballë

Postuar në 06 Janar, 2016 09:17

Ilir Meta ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu lidhur me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që mbajnë orë të shtrenjta. Në një intervistë për "Studio e Hapur" ai tha se konstatime të tilla nuk janë standardi për të folur për reformën, pasi ajo kërkon transparencë dhe vizion. Gjithsesi Meta tha se pajtohet me disa nga shqetësimet e ambasadorit amerikan.
"Nuk mendoj që është ky standardi për të folur për reformën. Është ora më e mirë në botë për mua, se frekuentoj pishina e sauna, është më e lira dhe më e pazëvendësueshmja. Por reforma është diçka më komplekse. E kam dëgjuar dhe pajtohem me disa shqetësime të tij. Nuk flas me skenare, me paramendime. Ai që di diçka duhet ta bëjë publik që sot. Pastaj se kujt i prishen pushimet është çështje tjetër. Të ndëshkohen të gjithë zyrtarët, politikanët, qeveritarët, kush shkel ligjin. Por nuk bëhet reforma për këto çështje. Reforma në drejtësi bëhet për të zhvilluar ekonominë e këtij vendi. Problemi më i madh sa veta do të fusim në punë. Janë gati 80 mijë vetë që janë larguar nga vendi.". I pyetur për adresimet e ambasadorit Lu për deputetë e ministra të korruptuar, Meta tha se për ccdo shqetësim të tillë ambasadori amerikan duhet t'i drejtohet prokurorisë.
"Ju për këtë çështje duhet të pyesni ambasadorin. Qëndrimi im është ky, cilindo që ka fakte, prova, evidenca për çdo qytetar për korrupsion duhet t’ja çojë drejtësisë, kryeministrit ose mua"-deklaroi Meta. Kreu i kuvendit foli edhe për akuzat ndaj LSI-së duke shprehur një lloj habie për sulmet ndaj partisë që ai drejton. "Nuk e kuptoj pse sulmohet LSI, unë jam i sjellshëm me të gjithë"-theksoi Meta.

Comments

Submitted by Mane LIREZA (not verified) on

Bishti i qenit, sado qe te shtrihet, perseri i shtrember mbetet. Keshtu edhe puna e Ilir Metes. Eshte njizur i shtrember, dhe i tille do te mbetet. Ka patur profesor Fatos Nanon, qe njihet si hajdut e i koruptuar.
E ku t'i kerkoj rrenjet e tua Parti ?
A e degjuat mbreme qe thoshte se ai vete eshte me i varferi, dhe s'ka pasuri. Pasurine ai e ka vetem nga vjehri e vjehra me te cilet jeton. Po ka ore gomar, njeri ne shqiperi, apo ne bote , qe i ha keto brockullat e Ilir Metes ?
Pale, pale, justifikonte edhe vilen e Sali Berishes ne Gjirin e Lalezit, qe e ka ne emer te se bijes, Argites.
Kaq budallenj i di shqiptaret ky Ilir Meta ?
Mbreme, Ilir Meta, dukej i frikesuar nga reforma ne drejtesi dhe nga deklarimet e ambasadorit Lu, dhe te gjitha theniet e tija mbreme, ishin per te trembur friken qe i ka hyre atije vete, si dhe per t'i dhene zemer
tarafit te vet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.