Ka interesa që e bashkojnë Ilir Metën me Bashën. PD-LSI kundër reformës së ekspertëve, pazari duhet të jetë politik

Postuar në 06 Janar, 2016 12:31

Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë sot në tryezën e reformës në Drejtësi. Qëndrimi i demokratëve vjen pasi ata nuk pranojnë mënyrën se si po diskutohet për miratimin e neneve të Kushtetutës.
Burimet pranë grupit të ekspertëve thanë për Panorama se përfaqësuesi i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dërguar një email mbrëmë ku ka kërkuar që diskutimi të vijojë në nivel politik dhe jo më në nivel teknik.
Ky qëndrim i PD-së duket i njëjtë me një deklaratë të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili dje tha se Shqipëria nuk është republikë ekspertësh, duke kërkuar hapjen e dialogut politik.

Comments

Submitted by lira (not verified) on

Ja dhe kryeministri bulldog me telekomande qe ka ardhur vetem te shkaterroje reformen. Te pakten z. Naco budallalliqe te tilla nuk I bente

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Kur te plas cipa, te plas.
Tani, duke mos gjetur alternative tjeter kundershtuese apo sabotuese mund te thuhet, Ilir Meta, me zedhenesin e vet, inistrin e drejtesise, Manjani, ne kordinim te plote me Berishen, krijuan sebepin e sotem, per te frenuar Reformen ne Drejtesi.
Edhe mbreme, Ilir Meta, ne intervisten qe dha tek News 24, dukej komplet i trembur nga kjo reforme ne drejtesi,bile, sa humbi edhe aresyen, per te justifikuar vilen e vet dhe cuditerisht edhe te Berishes, ne Gjirin Lalez.
Kush e ha kokren e ullirit, qe ky jetoka me pasurine e vjehrit e te vjehres. Kaq budallenj i di ky Ilir Meta, shqiptaret ?
Ambasadori Lu !
Ne rast se e lexon, ta dish mire se po te sabotojne reformen ne drejtesi, sidomos PD dhe LSI.
Po u ke rezistuar ketyre dy forcave politike,reformen ne drejtesi do ta keshe te kryer.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.