Reforma në Drejtësi, direktivë e Shtëpisë së Bardhë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka thënë për rrjetin “BIRN” se kërkesat dhe angazhimi i ambasadës në Tiranë për reformën në drejtësi, është politikë dhe direktivë e Deprtamentit të Shtetit si dhe Shtëpisë së Bardhë. “Po bëjmë thjesht punën tonë. Të gjithë ne në Ambasadën amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Ata na kanë thënë qartësisht se prioriteti numër një i qeverisë amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat e nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi ambasadori amerikan. Ka patur disa zëra që kanë kërkuar të kundërshtojnë protagonizmin e Lu për këtë çështje e cila, nëse realizohet seriozisht, ndryshon jo pak ekuilibra.
Add new comment