rama
Për çfarë të votosh më 25 qershor?
Në çdo lajm që lexon për fushatën, çështja kryesore e PD-së, si gjoja opozitë dhe PS-së si pushteti kryesor, është nevoja për pastrimin e administratës shtetërore. Sado që kreu I PD-së përpiqet të përcjellë disa propozime me karakter programor, sulmet e tij të përditshme ndaj LSI-së, mbivendosen si argument më shumë sesa çështja e taksave etj..
Tjetër mesazh se pas zgjedhjeve mund të kemi qeveri PS-PD
Kryeministri Rama ka lënë edhe njëherë të nënkuptohet se në rast se Partia Socialiste nuk merr 71 mandate për të qeverisur e vetme, koalicioni qeverisës nuk do jetë me parti që shantazhojnë me kërkesa për marrje drejtorish. Çka do të thotë se opsioni më i mundshëm është ai i një qeverisje PS-PD. Kjo kuptohet nga mesazhi që kryeministri dha në komunikimin e javës.
Pse ky model fushate i Edi Ramës?
Politika dhe në veçanti kryeministri ka kuptuar se në fushatë nuk ka rëndësi vetëm programi elektoral dhe ajo çfarë do bësh me taksat, shërbimet apo investimet dhe as ajo që thua, por mënyra se si shfaqesh dhe intuita për të kuptuar se çfarë kërkon të dëgjojë publiku. Një ndjekëse e kryeministrit në fejsbuk jep këtë argument “Shikojeni nga veshja... Dhe beni krahasimet me politikanet e tjer qe bejn jete luksoze. Edi eshte si shqiptaret e tjer, ulet ne sofer me ta”.
Mbështetje nga BE-ja për marrëveshjen Rama - Basha
Marrëveshja Rama – Basha, cilido qoftë qëllimi dhe përmbajtja reale e saj, është vlerësuar nga zyrtarë të BE-së. Sipas raportimeve të Tv Klan, Kryetarja e delegacionit të komisionit parlamentar të MSA – së, BE – Shqipëri, Monica Macovei, e cilëson marrëveshjen si të rëndësishme në ecjen përpara të vendit në integrimin drejt BE-së.
Edhe me 71 mandate, PS-ja nuk do të qeverisë e vetme
Partia Socialiste po bën fushatë duke u kërkuaar votuesve qeverisjen e vendit vetëm. Në disa dalje rresht, kryeministri dhe deputetë të ndryshëm të saj po u flasin njerëzve për “shansin që ta mbajmë vetëm timonin”. Në intervistën e fundit në Top-Story, Edi Rama akuzoi hapur partitë e vogla si plaçkitëse të shtetit, me një praktikë që sipas tij duhet të marrë fund. Më tej akoma ai ka deklaruar se ministrat e rinj të propozuar nga PD-ja, do të jenë në detyrë deri më 26 qershor, nëse PS-ja fiton e vetme 71 mandate.
Opozitari më i ashpër: Bojkotoni 25 qershorin! Rilindja bëri krime të shumta
Të gjithë kanë hyrë në fushatë. Edhe miku i dikurshëm i Edi Ramës, Kokëdhima. I cili po bën thirrje për bojkot nisur nga fakti se sipas tij, pazari PS-PD e çon Shqipërinë në sundimin e 3-4 njerëzve. Në një fjalë me socialistët e Sarandës, publikuar në faqen e tij në Facebook, Kokëdhima afirmohet si ndoshta opozitari më i madh sot ndaj pushtetit, kur ndër të tjera thotë:
Fushatë elektorale për nxjerrjen e LSI-së nga pushteti
Lulzim Basha ka nisur fushatën elektorale duke patur si qendër sulmi LSI-në e Ilir Metës. Basha bërtet me të madhe duke bërë të qartë se koha e kalimit majtas dhe djathtas ka ikur. Në këtë qëndrim të tijin shtohet edhe qëndrimi I kryeministrit dhe PS-së që po këmbëngulin përditë e më shumë për “timonin që e ngasin një palë duar”.
S'ka debat
Kryeministri Rama ka lënë të kuptohet se është kundër një debati televiziv me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I pyetur në emisionin Opinion për ftesën e kreut të opozitës, Rama i devijoi përgjigjes së drejtëpërdrejtë, duke bërë një interpretim jashtë thelbit të pyetjes.
“Debatet unë i bëj me ty. Ti je përfaqësues i kontinuitetit. Je Saliu dhe Luli bashkë”, tha Rama, mesa duket duke refuzuar kështu ftesën e Bashës. Kryetari i PD-së i ka bërë thirrje të vazhdueshme kryeministrit të ballafaqohen në një debat televiziv por këtë mesa duket nuk do ta shohim.
Kryeministri: Ministrat teknikë largohen pas 25 qershorit nëse PS-ja fiton zgjedhjet
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sesi do të jetë përbërja e qeverisë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama tha se:
“Në rast se 25 qershori do zgjedhë PS-në në krye të qeverisë ata s’do të jenë më ministra. Ata janë ministra teknikë dhe do largohen nëse fitojmë zgjedhjet”, tha Rama. Kryeministri e ka kushtëzuar pra largimin me rezultatin elektoral dhe jo me mandatin e tyre si ministra teknikë.
Gjuetia e ministrave teknike me Whatsapp dhe Viber, reagon Rama
Ministria teknike e Financave i ka kërkuar Prokurorisë procedimin penal per Kliton Bistrin, inspektor i hetimit tatimor, me atributet e oficerit të policisë gjyqësore, për të cilin ministrja teknike Helga Vukaj urdhëroi shkarkimin me 29 maj. Procedimi është kërkuar pasi sipas ministres teknike, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me udhëzimin e Kryeministrit, ka marrë pjesë në aktivitete partiake gjatë fushatës elektorale. Sipas ministrisë, veprimi i tij është në shkelje të hapur të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.