Fushatë elektorale për nxjerrjen e LSI-së nga pushteti
Lulzim Basha ka nisur fushatën elektorale duke patur si qendër sulmi LSI-në e Ilir Metës. Basha bërtet me të madhe duke bërë të qartë se koha e kalimit majtas dhe djathtas ka ikur. Në këtë qëndrim të tijin shtohet edhe qëndrimi I kryeministrit dhe PS-së që po këmbëngulin përditë e më shumë për “timonin që e ngasin një palë duar”.
“Po ju them që kjo simbolikë është shumë e thjeshtë dhe besoj e kuptueshme për të gjithë. Nëse je në timon ke të gjithë përgjegjësinë dhe nëse je i detyruar të mbash të tjerë në prehër që të mbajën dorën në timon përgjegjësia e madhe mbetet patjetër por vështirësia për të ecur shpejt drejt pa kthesa pa ndalesa pa tronditje, pa pengesa, është shumë e kufizuar. Unë dua që t’i japim fund edhe një aspekti që mbetet një problem i madh për ju, është aspekti i bosnjezimit të shtetit. Administrata jonë shtetërore është e copëtuar sikur janë disa republika brenda shtetit dhe mbi çatinë e këtyre republikave janë flamujt e partive. Nuk mund të bëhet shteti një strehë vorfnore që rrogat e shtetit të përdoren për tju dhënë njerëzve bukë në këmbim të aktivitetit partiak. Kjo është e pamundur. Shqiptarët nuk mund të ndahen më në copa”, tha Rama nga Gjirokastra.
Fushatë në këtë sens është e paprecedentë, pasi ajo po orientohet nga dy partitë e mëdha drejt një partie më të vogël. Në kërkim të një simetrizimi që për të prodhuar qeverisje do të kërkojë patjetër ndryshim të sistemit zgjedhor.
Add new comment