ps
Videoarkiva/1997 - Fitorja e socialistëve
Artan Shkëmbi i përgjigjet LSI-së: Në Pogradec nuk humbëm nga përçarja, por nga kandidatura
Artan Shkëmbi, ishkryetari i bashkisë së Pogradecit për tre mandate, në analizën e tij në “Panorama” rreth humbjes së kësaj bashkie nga e majta në 21 qershor, bën përgjegjëse kandidaturën dhe organizimin e të majtës. Sipas tij, e majta kishte një kandidaturë të papërshtatshme dhe se organizimi i fushatës nga koalicioni i majtë ishte i dobët dhe plot eufori për fitoren.
Ilir Meta: Jemi kundër personalizimit dhe parcelizimit të qeverisë
Ilir Meta, si kryetar Kuvendi e si kryetar partie ka dhënë një intervistë për “News24”. Ilir Meta flet për atë që në media është cilësuar si një raport i ndryshuar mes PS-LSI. “Raporti PS-LSI është mjaft pozitiv, konstruktiv dhe bashkëpunues dhe sidomos raporti me socialistëve në përgjithësi”, thotë ai. Ndërkohë Meta ka mohuar një koalicion të mundshëm PD-LSI për të cilin gjithashtu është folur në media kohët e fundit, duke thënë se: Ne nuk kemi votuar për një koalicion të tillë.
PS, grup pune për ndryshime statutore, sa për t’i mbyllur gojën Blushit
Shqiptarja.com njofton se Partia Socialiste ka ngritur përmes Asamblesë një grup pune i cili do të punojë për ndryshimet statutore. Një nga pikat e rëndësishme ku pritet të ndërhyhet, është ajo e konfirmimit që nëse kreu i partisë fiton zgjedhjet parlamentare, ai nuk ka nevojë t’u nënshtrohet zgjedhjeve brenda partisë për të rikonfirmuar mandatin e drejtuesit. Kjo është në fakt diçka që kryetari Rama është duke konsumuar ndërkaq, në shkelje të statutit aktual.
LSI nuk heq dorë nga politika e shapkave. Qeveri brenda qeverisë
LSI e ka bërë zakon që në gusht, kur gjithë populli mendon me të drejtë se politika ja ka futur plazhit, ajo si parti qeverisëse me vlera dhe kontribute të patjetërsueshme del dhe tregon se është vigjilente ndaj qeverisjes që i takon në veçanti pjesës së Edi Ramës. Petrit Vasili ka të gjithë seriozitetin dhe përvojën e duhur të bëjë opozitarizimin brenda qeverisë sidomos kur bëhet fjalë për tema që i përkasin sektorit të shëndetësisë, ku LSI gjithmonë ka treguar se është shumë e ndjeshme.
Petrit Vasili: Ftohja Rama-Meta, fantazi mediatike. Por… “çdo kryelartësi do na çonte në rrugë të gabuar”
Ka dhënë një intervistë “gjithëpërfshirëse” para mediave kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, por vëmendja kryesore ishte mbi ftohjen e përfolur mes dy drejtuesve të koalicionit qeverisës, Rama e Meta. Sipas Vasilit, teoria e “ftohjes” është pjesë normale e konsumit mediatik dhe fantazive të lira dhe të pakufi. Megjithatë, ai la të kuptohej për vërejtjet e LSI-së mbi performancën ekonomike të qeverisë. “Besoj se është në analizën e qeverisë gjithçka që duhet përmirësuar në tatime dhe në dogana.
“Fshesë” në administratën publike, në shtator ristrukturim të gjithë degëve të ministrive për të larguar militantët e PD-së
Qeveria “Rama” po shikon mundësitë për një fshesë të re në administratën publike, për të larguar nga administrata një pjesë të militantëve të Partisë Demokratike dhe ata të cilët janë katapultuar, me anë të ryshfetit, ndërhyrjeve dhe manovrave të tjera të njohura. Kështu shkruan gazeta “Sot” e cila thotë më pas se grupi parlamentar socialist ka shprehur në vijimësi shqetësimin për mbajtjen e njerëzve të Sali Berishës në piramidën e administratës publike, ndërsa kryeministri Rama është paralajmëruar për pasojat në rrjedhjen e elektoratit të PS.
PS, shkrihet fondacioni "Qemal Stafa". Krijohet klubi "Miqtë e Fikut". Surpriza: President nderi, Bamir Topi
Spartak Ngjela: Dyshja Rama-Meta është drejt ndarjes
I pyetur nga Gazeta “Sot” mbi zhvillimet e fundit politike në vend, avokat Spartak Ngjela nuk heziton të deklarojë se kryeministri Edi Rama është i paaftë dhe jo një politikan. Ndërsa qeverinë e konsideron të papërmbushur në misionin e saj për reformat e premtuara, duke e cilësuar si një qeveri të ardhur dje në këtë detyrë. Për Ngjelën, koalicioni qeverisës nuk ka të ardhme. Sipas tij, vazhdimësia e koalicionit të majtë nuk do të jetë e gjatë për shkak të disa faktorëve, ndër to më kryesori, përplasja për ndarjen e pushtetit.
Zgjedhja e Presidentit, PS: Formula mund të ndryshojë, ka dy opsione
Kryetari i Komisionit të posaçëmparlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, zbuloi dje detaje të rëndësishme të diskutimeve që janë bërë në lidhje me këtë reformë, që konsiderohet kyçe edhe për vijimin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Xhafaj bëri të ditur se ka dy opsione për mënyrën se si do të zgjidhet presidenti në të ardhmen dhe që është pjesë e diskutimeve të kësaj reforme.