PS, grup pune për ndryshime statutore, sa për t’i mbyllur gojën Blushit

Postuar në 11 Gusht, 2015 11:24

Shqiptarja.com njofton se Partia Socialiste ka ngritur përmes Asamblesë një grup pune i cili do të punojë për ndryshimet statutore. Një nga pikat e rëndësishme ku pritet të ndërhyhet, është ajo e konfirmimit që nëse kreu i partisë fiton zgjedhjet parlamentare, ai nuk ka nevojë t’u nënshtrohet zgjedhjeve brenda partisë për të rikonfirmuar mandatin e drejtuesit. Kjo është në fakt diçka që kryetari Rama është duke konsumuar ndërkaq, në shkelje të statutit aktual. Deputeti Ben Blushi e ka kërkuar disa herë publikisht konfirmimin e mandatit drejtues të Ramës, duke marrë përgjigje pikërisht arsyetimin e mësipërm. Dhe për “tja mbyllur gojën” Blushit, duket se është angazhuar një grup i madh. Grupi i punës së ndryshimeve statutore i cili drejtohet nga Fatmir Xhafaj, përbëhet nga Armando Subashi, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Ethem Ruka, Majlinda Bufi, Musa Ulqini, Namik Dokle dhe Vasilika Hysi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.