grup pune
PS, grup pune për ndryshime statutore, sa për t’i mbyllur gojën Blushit
Shqiptarja.com njofton se Partia Socialiste ka ngritur përmes Asamblesë një grup pune i cili do të punojë për ndryshimet statutore. Një nga pikat e rëndësishme ku pritet të ndërhyhet, është ajo e konfirmimit që nëse kreu i partisë fiton zgjedhjet parlamentare, ai nuk ka nevojë t’u nënshtrohet zgjedhjeve brenda partisë për të rikonfirmuar mandatin e drejtuesit. Kjo është në fakt diçka që kryetari Rama është duke konsumuar ndërkaq, në shkelje të statutit aktual.