PS e Vlores
Përballë Sali Berishës dhe LSI-së
Një mbledhje e PS në Vlorë që zgjati mbi 6 orë u karakterizua nga debate të forta mes deputetëve të zonës, në qendër të të cilave ishin praktikat izoluese të Koco Kokëdhimës. "Pavarësisht debateve të brendshme, partia duhet të unifikohet dhe të përqendrohet në punën e saj sepse shumë shpejt ne do të jemi, pas një viti, në një përballje me Sali Berishën”-ka thënë deputetja Valentina Leskaj, e cila për këtë deklaratë ka marrë një përgjigje nga deputeti i Gjirokastrës, Vladimir Kosta. “Nuk jam dakord me atë çfarë tha më parë zonja Leskaj se ne kemi përballë Sali Berishën.