prostitucioni
Prostitucioni, historia e një ligji të dështuar
Më shumë se dy dekada pasi u legalizua, në Gjermani, debati për prostitucionin është hapur sërish.
Opozita konservatore në Parlament po bën fushatë për të reformuar ligjin e vitit 2002 që e bëri punën seksuale të ligjshme.
Partia CDU e ish-kancelares Angela Merkel pretendon se legalizimi nuk e ka arritur qëllimin e tij: situata e punonjëseve të seksit nuk është përmirësuar dhe trafikimi i qenieve njerëzore nuk është ndalur.
Sipas disa studimeve, shumica dërrmuese e grave që punojnë në prostitucion në Gjermani janë në fakt nën kontrollin e një tutori.
Raporti i PE: Prostitucioni nuk është punë, por përvojë Dhune. Të kriminalizohet me ligj Blerësi!
Me 234 vota pro, 175 kundër dhe 122 abstenime, Parlamenti Europian ka mbështetur një raport që i bën thirrje Komisionit të hartojë udhëzimet për sigurimin e të drejtave themelore të njerëzve që ushtrojnë prostitucion. Raporti i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që kanë mundësi të rregullojnë prostitucionin të rishikojnë ligjet aktuale. Dhe këtu kërkesa është themelore.
Ose të bëhet puna seriozisht, ose lërini qendrat e masazhit të fërkojnë!
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Inside”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve…
Një histori e shkurtër e prostitucionit në Greqinë e lashtë dhe Romë
Është thënë shpesh se është profesioni më i vjetër në botë. Një shërbim seksual në këmbim të një cope mishi, një gëzofi të ngrohtë apo një strehe të sigurt nuk duket i pabesueshëm nëse kthehesh në kohët parahistorike.
Nëse kthehesh mbrapa në kohë, gjurmët e prostitucionit duhet t’i kërkosh që në Greqinë e lashtë, ku kjo praktikë lulëzoi.
Në antikitet, ky profesion ishte i pranuar, i ligjshëm dhe ndonjëherë edhe tatohej si aktivitet. Medje, disa argumentojnë se statusi i profesionit ishte më i avancuar se sa është sot.
Digjitalizimi i prostitucionit, një migrim nga rruga në internet
Ashtu si në çdo aktivitet tjetër, interneti ka ndikuar edhe në prostitucion. Në Spanjë, profesori i Universitetit të Valencias, Antonio Arino, ka kryer një studim pasi ka shqyrtuar rreth gjysmë milioni reklama prostitucioni në faqe dhe forume klientësh.
Shtëpitë publike në Mesjetë
Prostitucioni publik ishte i zakonshëm në qytetet mesjetare. Shenjat e para të rregullimit të kësaj industrie nuk u shfaqën deri në shekullin e XIII, kur qytetet filluan të rriteshin dhe autoritetet nisën të kontrollonin hapësirën publike. Gradualisht, prostitucioni u zhvendos në institucione që menaxhoheshin nga qyteti - bordellot e qytetit. Çdo qytet i zakonshëm në Francë kishte shtëpinë e vet publike ku mund të shkonin të gjithë.
Pse prostitucioni duhet legalizuar? Një model nga Greqia antike
A duhet të legalizohet prostitucioni si opsion për punësim të vlefshëm për ata individë të rritur që zgjedhin këtë rrugë me vullnet të lirë dhe pa asnjë detyrim?
Disa besojnë se po, duhet. Për të tjerë ky është një mallkim: prostitucioni duhet të fshihet dhe në këtë proces çdokush që është i përfshirë duhet të ndëshkohet rëndë. Nuk ndodh shpesh që fondamentalistët kristianë të dakordësohen plotësisht me feministët radikalë, por pikëpamjet e të dy grupeve përputhen plotësisht në këtë rast: prostitucioni është kamzhiku i tokës.
Arrestimi i Ahmet Muçës dhe arrestimi i klientëve të prostitutave…ilegale!!!
Sot u bë publik lajmi se është arrestuar Ahmet Muça, personi që ka patur nën adminstrim universitetin “Kristal”. Muça u ndalua se jepte diploma për 2500 euro edhe pse në fakt universiteti është mbyllur. Në një shtet si ky që kujdeset, ose më mirë, preokupohet për gjeneratën tjetër, madje po shpenzon këtë brez për të ardhmen, ky arrestim duhet përshëndetur.
Madje kjo është ndërhyrja që duam në një treg liberal diplomash letër bakalli që gjithësesi paskan akoma myshterinj.
Skandal në ushtrinë izraelite, 500 ushtarë/e të përfshirë në aktivitete prostitucioni
Një skandal i paprecedentë në ushtrinë izraelite, e parë gjithnjë si e stërvitur dhe e trajnuar shumë mirë. Izraeli është një vend që detyron shërbimin ushtarak edhe për femrat dhe ndoshta ky fakt, shoqëruar me vështirësitë ekonomike ka prodhuar zhvillimin e prostitucionit në të. Mediat raportojnë për rreth 500 ushtarë dhe ushtare të përfshira në aktivitet prostituimi për shkak të situatës ekonomike.
Aktivistja Arbana: "Të legalizohet prostitucioni"
“Të legalizohet prostitucioni’. Ka qënë kjo deklarata e aktivistes Sevim Arbana. E ftuar në studion e "TemA TV" ajo tha se legalizimi nuk e stimulon këtë fenomen, madje u vjen në ndihmë vajzave dhe grave që prostituojnë duke i mbrojtur ato nga kriminaliteti dhe keqtrajtimi.