Ose të bëhet puna seriozisht, ose lërini qendrat e masazhit të fërkojnë!

Postuar në 20 Mars, 2023 14:03

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Inside”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve…

Thua pale çfarë ka ndodhur, sidomos nëse mban parasysh frazën "pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative”. Fjala është për arrestime në një qendër masazhi në Tiranë ku ushtrohej prostitucion.

Procedimi i personave të ndaluar vazhdon në gjendje të lirë, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale janë gjetur para, celularë etj. Nuk ka muaj të mos ketë një goditje të tillë paligjshmërie. Pra një qendër masazhi ku ushtrohet prostitucion dhe e habitshmja është se askush nuk vë mend: skema është e njëjtë, qendrat e masazhit befas nisin e pasurojnë menunë e vet të shërbimeve, në injorim të plotë të punës inteligjente informative dhe punës së mirëfilltë hetimore.

Kjo është qesharake dhe ka diçka prej palaçollëku këtu që e vendos edhe policinë në pozita të papërshtatshme. Prostitucioni në Shqipëri mund të jetë i paligjshëm, por jo i palegalizuar si koine e jetës së kryeqytetit. Paligjshmëria e këtij aktiviteti është ndër ato rregulla pa pikë kontakti me normën sociale në “kryeqytetin europian të Rinisë”, ku vesi është legalizuar si elementi më i kuptueshëm i modernizimit.

Droga është dukuri e përhapur masivisht në shkolla dhe bare, janë të pakët punonjësit e administratës, bankave e çfarë të duam ne, që nuk kanë kaluar njëherë “një vizë në hundë”, pavarësisht se janë apo jo ekselentë. Mund ta mbash paligjshmërinë sa të duash, por në praktikë asgjë nuk ndryshon dhe kjo logjikë është me vend të përdoret edhe ndaj shteteve si Britani e Madhe që ndërkohë që ngrenë alarmin për rritjen e sasisë së kokainës së trafikuar nga shqiptarët, pohojnë në të vërtetë se edhe konsumi është rritur në proporcion me tregtimin.

Mirëpo në kontekstin e paligjshmërisë, droga e ka cilësinë e flagrancës, prostitucioni Jo. Sepse drogën e konstaton si element material fizik. Çfarë kuptimi ka p.sh kur policia na njofton se “arrestoi në flagrancë" personat që ushtronin prostitucion? E ca më keq, ca klientë? Si provohet kjo, sepse mund të jetë e gjitha një lojë erotike mes të dashuruarish me shikim të parë?

Ndaj edhe raportimi policor mbi këto "goditje” është mirë të injorohen deri në momentin kur nuk ka denoncim nga personat e detyruar të ushtrojnë aktivitet prostituimi. Sepse sa nga personat e ndaluar pas gjithë asaj pune hetimore, dënohen?! Jemi në vitin 2023, kemi një polici që është organizatë kriminale dhe asgjë më shumë. Që ndalon rrugës njerëz kot e të pyet "ku ishe e ku po shkon". Jetojmë në një vend ku lejohet çdo gjë, në mes të ditës me diell. Në vendin kryesor të kokainës, vrasjeve, krimit, hajdutërisë me himn kombëtar. Ndaj lërini qendrat e masazheve të fërkojnë. Ose kapini për evazion fiskal nëse keni këllqe!

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk me ka ndodhur te me ndaloje policia dhe te me kerkoje hesap se ku po shkoj.
Policia duhet te zbatoje ligjin. Nese ligji nuk eshte ne rregull nuk eshte faji i policise. Le ta rregulloje parlamenti.
Persa i perket droges i ke permbysur raportet, nuk eshte rritur trafikimi dhe per rrjedhoje konsumi. E kunderta eshte e vertete. Dhe ky me para se te jete problem policor eshte problem social. Sepse te gjithe e dime se nese dikush ka nevoje per dozen e radhes nuk ka polic ta ndaloje. Do ta gjeje. Edhe sikur te gjithe shqiptaret e Anglise te burgosen.Gjithcka eshte ceshtje cmimi. Te tjerat jane llogje kavaje.

Submitted by Bobi bobi123 (not verified) on

O tu befsha ti mir e ke po ketu denohesh po loze skedina me leket e tua,po pive teke hashashi ose cope malli prape me leket e tua dhe sigurisht denoesh po shkove per masazh me leket e tua.As ka per te ndryshu noiher se keto jan numra arrestimesh per gjykaten dhe mijera euro gjoba per OFL-te.Lavdi marksizem-leninizmit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.