Raporti i PE: Prostitucioni nuk është punë, por përvojë Dhune. Të kriminalizohet me ligj Blerësi!

Postuar në 17 Shtator, 2023 13:15

Me 234 vota pro, 175 kundër dhe 122 abstenime, Parlamenti Europian ka mbështetur një raport që i bën thirrje Komisionit të hartojë udhëzimet për sigurimin e të drejtave themelore të njerëzve që ushtrojnë prostitucion. Raporti i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që kanë mundësi të rregullojnë prostitucionin të rishikojnë ligjet aktuale. Dhe këtu kërkesa është themelore.

Vetëm nëse njohim se prostitucioni është një përvojë dhune dhe analizojmë strukturën pas tij, mund të mbrojmë dhe forcojmë të drejtat e grave

citohet raporterja kryesore, eurodeputetja gjermane, Maria Nochl. Sipas saj asimetria ligjore në disa vende ka nxitur trafikimin dhe ka shtuar numrin e viktimave. Nga ana tjetër, një ndër kërkesat më këmbëngulëse është edhe rregullimi i publicitetit online të prostitucionit  që synon tërheqjen e ofertueseve. Deri në kriminalizimin e blerësit.

Kërkesa është ajo që e mban prostitucionin të vazhdojë të ekzistojë. Ndaj blerësit duhen kriminalizuar si masë parandaluese

citohet eurodeputetja irlandeze, Frances Fitzgerald.

Raporti kërkon kështu përmbysjen e relacionit penal; dekriminalizim të atyre që e ushtrojnë dhe kriminalizm të blerësve të shërbimit. Sipas të dhënave shtatë në çdo 10 persona që ushtrojnë prostitucion janë femra emigrante dhe 3 në 4 nga 40 milionë prostitute janë mes moshës 13-25 vjeç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.