projektligji
Projektligji për Teatrin hyn në procedurë. Kulla në truall publik, Edi Rama shmang firmën e vet
Erion Veliaj shpalli marrëveshjen me artistët, qeveria miraton në mbledhje projektligjin e shumëdiskutuar për Teatrin dhe kullat në zonën përkatëse.
Kjo ka ndodhur dje me shpejtësi të madhe teksa pak orë pasi kryebashkiaku i Tiranës Veliaj, përdori tre artistë si figurantë në një takim ku u shpall arritja e marrëveshjes, manovra e të cilit është pasuar nga një firmë e zv.kryeministres Senida Mesi e cila firmos prej kohësh në vend të kryeministrit Edi Rama.
Për çfarë po negociohet dhe kush po negocion realisht?
Prej ditësh tashmë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka nisur atë që po quhet negociata me artistët për teatrin kombëtar. Veliaj nuk ka shkuar në propozimet e veta më larg sesa ajo që tha kryeministri Rama disa muaj më parë kur në një takim me një përfaqësi artistësh tah se sipërfaqja e teatrit të ri trefishohet krahasuar me godinën ekzistuese dhe se mbi të nuk do të ketë kullë.
Këtë gjë e përsëriti sërish Veliaj dje, duke shtruar në tryezë një propozim që duket se është final dhe nga I cili nuk mund të lëvizet.
Zbulohet “kurthi” i qeverisë për Teatrin
Qeveria duket se nuk po e përtyp dot rezistëncën e aktorëve që janë kundër shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të kullave në zonën ndodhet godina ekzistuese. Reagimi në grup i tyre dhe protestat që mbahen në para Teatrit me paralajmërimin se aktorët do të ngujohen në godinë nuk po i lëshojnë terren fushatës se qeverisë që paralajmëron një tjetër histori suksesi si ajo e stadiumit me kullë.
Një projekt antiligjor për Teatrin Kombëtar
Ministria e Kulturës ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të veçantë për negociimin dhe kontraktimin e partnerit privat që do të realizojë Projektin e Teatrit Kombëtar, sëbashku me një komplekse privat zhvillimi. Ky ligj ka për objekt përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizmin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
OSBE: Konsultim publik për financimin e mediave private. Jo vetëm, Tv-të, por edhe shtypi online dhe print
Partneriteti më i ri mes qeverisë dhe operatorëve televizivë privatë që synon financimin me para publike të këtyre të fundit, ka sjellë reagimin edhe të OSBE-së dhe zyrës së saj në Vjenë. Përmes një deklarate, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Shtypit, Harlem Desir deklaron rezerva të forta për këtë nismë, duke bërë thirrje qeverisë që të zhvillojë konsultime dhe të mos përqendrojë paranë publike vetëm te disa operatorë.
A është konsultuar projektligji i ri për sigurimet?
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk e konsultuar me grupet e interesit projektligjin e sigurimit të mjeteve, që është dorëzuar në Kuvend. Avni Ponari në një intervistë për Tema TV thotë se AMF nuk e ka konsultuar këtë variant me grupet e interesit dhe kërkon që të reflektohen një sërë ndryshimesh thelbësore.
Normë ligjore në Greqi kujdestaria e fëmijëve nga homoseksualët
Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke kundërshtoi ashpër projektligjin e miratuar në parlamentin grek për të lejuar kujdestarinë e fëmijeve nga çifte të të njëjtit seks. Në komunikatën e bërë publike Sinodi ironizon vendimin e parlamentit duke thënë se sërish “mbizotëroi korrektësia politike” kundër rendit natyror dhe të drejtave të fëmijëve"
“Stop Soros”, projektligji i parë pas fitores
Pas fitores në zgjedhjet e së dielës, partia e djathtë në pushtet Fidesz e nacionalistit Viktor Orban është gati për të dorëzuar në parlament projektligjin “Stop Soros”, i cili do të kufizojë aftësinë e OJQ-ve për t’u ofruar ndihmë refugjatëve dhe emigrantëve .
Parlamenti izraelit refuzon njohjen e Genocidit Armen
Parlamenti izraelit ka votuar të mërkurën kundër një projektligji që synonte njohjen nga shteti i Izraelit të Genocidit Armen. Projektligji u propozua nga Yair Lapid, kryetar i partisë Yesh Atid, subjekt i qendrës dhe sipas tij:
Nuk ka asnjë arsye që Knesset, që përfaqëson një popull që përjetoi Holokaustin të mos njohë Genocidin Armen dhe të ketë një ditë përkujtimore për të
Projektligji i ri/Nuk ka tarifa të reja për puset, por formalizim
Projektligji për menaxhimin e integruar të burimeve ujore nuk parashikon as tarifa të shtuara dhe as tarifa të reja për puset, pasi ato janë të përcaktuara që nga viti 2016. Në thelb, ai synon të bëjë formalizimin e tyre përmes vetëdeklarimit, ndërsa procesi nuk do të ndiqet nga Ministria e Bujqësisë, por nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Gerta Lubonja nga Sekretariati i Ujit shpjegon për TEMA Tv mekanzimin.