projekti
Goli i FSHF-së: Parking nëntokësor 2 kate tek “Arena Kombëtare”
“Panorama Sport” raporton sot se në projektin e ndërtimit “Arenës Kombëtare”, stadiumi që zëvendëson “Qemal Stafën” e dikurshëm, është shtuar edhe një parkim nëntokësor. Personi përgjegjës në FSHF për infrastruktirën, Arben Dervishaj ka dhënë këtë sqarim:
Denoncimi i RD-së: Projekti i sheshit "Skënderbej ndryshon sërish. Pas parkimit shtohet edhe një qendër tregëtare
Projekti i sheshit “Skënderbej” do të ndryshojë sërish. Pas parkimit që iu shtua projektit fillestar, e që u njoftua me disa foto nga kryeministri Edi Rama në Facebook, duket se poshtë qendrës së Tiranës do të ngrihet edhe një qendër tregëtare. Të paktën kështu njofton gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, sipas së cilës qendra tregëtare është ndërhyrje e vetë kryeministrit në projekt.
“Projekti ynë, një shtëpi e hapur për të gjithë”
Ish-deputeti socialist, Ben Blushi, ka kërkuar sot përmes një apeli publik kontributin e të gjithëve për partinë e re që synon të krijojë. Në një mesazh publikuar në profilinne vet në Facebook, Blushi shpreh gatishmërinë që të dëgjojë dhe lexojë sugjerimet e të gjithëve që sipas tij mendojnë se diçka duhet të ndryshojë.
Serbia synon ta diskutojë me Shqipërinë ndarjen e Kosovës
Të gjitha Serbitë ia kanë mësyrë Kosovës të nxitura nga intenca grabitqare dhe këtë Noel Malcolm e shpreh përmes metaforës së të uriturit përballë vitrinës me ushqime.
44 ekspertë gjermanë e austriakë infiltrohen në institucione për të luftuar korrupsionin
44 ekspertë të huaj do te asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerezore per luftën ndaj korrupsionit. Përmes këtij projekti binjakëzimi, institucionet gjermane dhe austriake do të ndihmojnë drejperdrejt institucionet shqiptare në zbatimin e politikave kundër korrupsionit. Ky projekt do të udhëhiqet nga Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi.
Çfarë u humb me ikjen e "Omnix Albania"? Dhe pse qeveria bëri Pilatin?(foto)
Bizsnesmenë të ndryshëm shqiptarë po ndërtojnë lloj - lloj gjërash në toka të grabitura , por një projekt serioz që u paraqit nga Omnix Albania, duket se u "zu me dru", si për ta bindur libanezin Fadi Matri për mikpritjen shqiptare. Nëse i hedh një sy projektit të propozuar prej tij, ai duket shumë serioz dhe me gjasë ky është edhe shkaku pse qeveria luajti Pilatin.
Si ta dallosh një sorosian të vërtetë në Shqipëri?
E para një sorosian nuk flet asnjëherë publikisht për Sorosin. Pavarësisht nga detyra dhe angazhimi, sorosiani flet përherë për projekte, por asnjëherë strategji, plane, planifikim. Termi projekt është moda e gjërave të zgjuta dhe me leverdi. Me projektin si strukturën finale, një sorosian alla shqiptar, operon në sipërfaqe, jo në thellësi. Ose më saktë është një broker i vlerave të një shoqërie ndaj të cilave është neutral dhe i ftohtë.
Aeroporti i Gjirokastrës, një shaka e kripur para fushatës elektorale*
Diku aty në të djathtë të rrugës Gjirokastër-Lunxhëri, sa kalon urën e lumit Drino, shtrihet një fushë mbuluar me bar, rrethuar me tela me gjemba, me një portë hekuri, me një ngrehinë që është quajtur stacioni meteorologjik dhe një numër blloqesh betoni të vendosur jo shumë larg njëri-tjetrit. Ne lunxhotët, që venim e vinim nga fshati në Gjirokastër, i thoshim “Fusha e aeroplanëve”, megjithëse në të nuk kishim pasur rastin të shinim ndonjë të tillë.
Stadiumi si pronë private/Përtej fasadës, arkitekti Aliaj flet për ekzistencën e një tuneli
Arkitekti Besnik Aliaj, shpjegon sot në një postim në profilin e vet në Facebook, se poshtë stadiumit “Qemal Stafa”, aktualisht në transformim tërësor, ndodhet edhe një tunel. Sipas Aliajt, tuneli ndodhet në anën veriore dhe lidh stadiumin me objekte të tjera jashtë tij. Ai është ndërtuar që në fillim nga italianët, arkivës së të cilëve u referohet Aliaj për këtë çështje. Por ekzistenca e tunelit nuk është përmendur në projektin e ri, që eliminon kështu edhe një element tjetër të stadiumit të vjetër. Shkruan Aliaj:
Grekoamerikani Nicholas Cage në mbështetje të protestave në Himarë
Përplasja e qeverisë me banorët e Himarës pritet të përshkallëzohet. Ditën e dielë janë parashikuar protesta për të kundërshtuar projektin që parashikon prishjen e disa objekteve në qendër të qytetit.