44 ekspertë gjermanë e austriakë infiltrohen në institucione për të luftuar korrupsionin
44 ekspertë të huaj do te asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerezore per luftën ndaj korrupsionit. Përmes këtij projekti binjakëzimi, institucionet gjermane dhe austriake do të ndihmojnë drejperdrejt institucionet shqiptare në zbatimin e politikave kundër korrupsionit. Ky projekt do të udhëhiqet nga Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi.
Projekti shtrihet në nivel administrate dhe sipas qeverisë shërben si një instrument i ndihmës para aderimit në BE dhe lidhjes së urave akoma më të ngushta të bashkëpunimit me shtetet anëtare në zbatim të parimeve, praktikave dhe standardeve europiane.
Institucionet që përfiojnë nga projekti i binjakezimit janë Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Comments
Komedia Europiane ne Shqiperi
Komedi "hyjnore"
25 vjet vetem projekte ne nje vend sa nje qytet ne Europe. Komedi Europiane.
25 vjet dhenie koncesionesh dhe pagesa ne arbitrazhin nderkombetare tragjedi Shqiptare.
25 vjet varferi popullore dhe shterrje shpirterore, drame kombetare.
A mundet njeri te me sqaroje?
A eshte Bledi Cuci i biri i Leontjev Cucit? A mundet njeri te pergjigjet me po ose jo?
Jo. Nuk eshte djali i
Jo. Nuk eshte djali i Leontiev Cucit.
Flm
Falemnderit!
Add new comment