gjermane

Gjendet në tunelet e Mosulit 16-vjeçarja gjermane

Postuar në 19 Korrik, 2017 12:37

Para rreth një viti, një 16 vjeçare nga Gjermania, filloi të flasë në internet me rekrutues të Shtetit Islamik.  Përqafoi Islamin, filloi të mësojë arabishten, u vesh me burkën muslimane dhe mori me vete Kuranin.  Vajza flokëverdhë me sy me ngjyrë, Linda Ventsel nga qyteti i vogël Poulsnitz, u betua për besnikëri ndaj al-Baghdadi dhe u bë një  prej të rejave europiane të rrjeshtuara në radhët e ISIS.

Ylli i kinemasë gjermane të pasluftës ishte agjente sovjetike

Postuar në 21 Shkurt, 2017 13:15

Një nga aktoret më të dashura gjermane të pasluftës rezulton të ketë qenë agjente sovjetike pas deklasifikimit të dokumenteve të inteligjencës sekrete.Marika Rökk, e cili u ndalua nga aktrimi për dy vjet për afërsinë e saj të dukshme me regjimin nazist, në fakt kishte punuar nga 1940 e këtej për një rrjet zbulues që kalonte sekretet e Rajhut të Tretë në Moskë.

Zbulohen 20 islamistë në radhët e ushtrisë gjermane, ligj për verifikimin e të gjithë kandidatëve

Postuar në 06 Nëntor, 2016 10:50

Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak gjerman (MAD) ka zbuluar 20 islamistë në radhët e ushtrisë gjermane dhe po heton në 60 raste të tjera të dyshuara. Në zyrat e rekrutimit të ushtrisë gjermane, Bundëesëehr, "kanë bërë kërkesë disa kandidatë, të cilit kishin rënë në sy, sepse ishin të interesuar në mënyrë të pazakontë për shërbimin në Bundesëehr, duke shprehur dëshirën për një angazhim vetëm për disa muaj dhe duke u interesuar shprehimisht për stërvitje me armë dhe pajisje të tjera ushtarake" njoftoi MAD-ja.

44 ekspertë gjermanë e austriakë infiltrohen në institucione për të luftuar korrupsionin

Postuar në 05 Tetor, 2016 10:24

44 ekspertë të huaj do te asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerezore per luftën ndaj korrupsionit.  Përmes këtij projekti binjakëzimi, institucionet gjermane dhe austriake do të ndihmojnë drejperdrejt institucionet shqiptare në zbatimin e politikave kundër korrupsionit.  Ky projekt do të udhëhiqet nga Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi.

Kamikazi sudit përgjak Stambollin, mes viktimave edhe turistë gjermanë (foto)

Postuar në 12 Janar, 2016 13:48

Një shpërthim në qendrën historike të Stambollit qyteti la pas vetes të paktën dhjetë të vrarë dhe 15 të plagosur. Autoritetet turke flasin për një sulm terrorist pas të cilit besohet se fshihet Shteti Islamik, por nuk përjashtohet që sulmi të jetë vepër e kurdëve. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kishin parë një person me një brez shpërthyes që iu afrua një grupi turistësh gjermanë dhe u hodh në erë pranë xhamisë Blu.

Dështuan edhe policët gjermanë. Tani kontrollet po i bëjnë policët grekë

Postuar në 22 Shtator, 2015 17:16

Sot “Top-Channel” njoftonte për një problem në kufirin shqiptaro-grek, teksa pala greke po kthente shtetas shqiptarë që pretendohet se shkojnë në vendin fqinj për punësim sezonal. Dhe në fakt nga prononcimet e disa prej tyre, ashtu siç paraqiten në kronikë, kështu është edhe e vërteta: ata duan të shkojnë për punësim sezonal në Greqi, por pala greke ka aktivizuar marrëveshjen për lëvizjen pa viza, që i jep të drejtë shteteve të kërkojnë garanci financiare, përveç të tjerave.

Kloni i Shengenit

Postuar në 11 Gusht, 2015 19:26

Shqiptarë, bëni si të bëni. Rrini në Shqipëri. Nuk ka punë? Janë shtrenjtësuar çmimet? Mos u mërzisni! Ja prisni sa të vijë shtatori, sa të fillojë punimet parlamenti, sa të nisin debatet televizive dhe me një pjatë me përshesh me kos, mund të shikoni gallatë falas. Po edhe do mësoni ndonjë gjë, do shihni botë me sy, pa patur nevojë të gjezdisni vetë. Do dalë Edi, e do na thotë habere. Do jetë veshur bukur, do jetë nxirë pak, por sidoqoftë Ai do rikthehet për të gjithë Ne. Sepse të flasim hapur: një çikë malli na ka marrë. Do dalë Meta. Likja, siç e njohin shumica.

Subscribe to RSS - gjermane