Ylli i kinemasë gjermane të pasluftës ishte agjente sovjetike

Postuar në 21 Shkurt, 2017 13:15

Një nga aktoret më të dashura gjermane të pasluftës rezulton të ketë qenë agjente sovjetike pas deklasifikimit të dokumenteve të inteligjencës sekrete.Marika Rökk, e cili u ndalua nga aktrimi për dy vjet për afërsinë e saj të dukshme me regjimin nazist, në fakt kishte punuar nga 1940 e këtej për një rrjet zbulues që kalonte sekretet e Rajhut të Tretë në Moskë.

Rökk ka lindur në Kajro në vitin 1913 nga prindër hungareze dhe e kaloi fëmijërinë e saj në Budapest. Karriera e saj ka filluar gjatë epokës naziste si një yll operete, duke  vazhduar me role gati në  40 filma para vdekjes së saj të moshës 90 vjeçare në vitin 2004.

Besohet se ajo ishte rekrutuar si agjente KGB-së nga ana e menaxherit të saj, Heinz Hoffmeister, i cili ishte duke punuar për inteligjencën sovjetike. Çfarë roli kishte Rökk dhe në mënyrë specifike çfarë informacioni  ajo mund të ketë kaluar në Moskë, mbetet e paqartë. Ajo ishte anëtare një rrjeti përgjegjës për kalimin e informacioneve të rëndësisë së lartë, duke përfshirë edhe planet për Operacionin Barbarosa dhe Betejën e Kurskut. Rrjeti prej  35 agjentësh, përfshinte bankierë, zyrtarët ushtarakë dhe sekretarë si dhe aktoren Olga Chekhova.

Roli i Rökk si një agjente sovjetike u zbulua nga Gehlen, organizata e Gjermanisë Perëndimore e cila i parapriu agjencisë aktuale të Gjermanisë vendore të inteligjencës, BND, dhe ishte e para që bëri një shënim formal të dyshimeve për aktoren në nëntor të vitit 1951.

https://www.theguardian.com/world/2017/feb/20/marika-rokk-star-of-postwa...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.