profesionistet
Edhe BE-së i mungojnë profesionistët
Rreth 75% e punëdhënësve në 21 vende evropiane nuk mundën të gjenin punëtorë që kanë përgatitjen e duhur në vitin 2023. Shifra është rritur nga 42% që ishte në 2018-n. Dhe nuk ka asnjë shenjë që kërkesa për punëtorë të kualifikuar të ngadalësohet së shpejti.
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar po bëhet gjithnjë e më shumë një problem serioz për punëdhënësit në të gjithë Evropën, siç ilustrohet nga sondazhe të ndryshme.
Historikisht dështakë kronikë, zyrtarisht Asnjëherë
Gazeta greke “Kathimerini” publikon sot një shkrim të Apostolos Lakasas që referon nga ana e vet një studim të Autoritetit Helen për Cilësinë në Arsimin e Lartë, sipas të cilit Greqia nuk është në gjendje tërheqë profesionistët e talentuar. Raporti vë në dukje disa arsye ku p.sh bie në sy e dhëna se për shkak të krizës së fundit ekonomike, rreth 450 mijë profesionistë nga Greqia, pra persona të diplomuar u larguan jashtë vendit për arsye të papunësisë, uljes së pagave dhe
Improvizim dhe mashtrim me “tepsinë e administratës”
Punësimi në Administratën Publike dhe përmirësimi i saj me profesionistë u kthye në çështje kryesore të fushatës elektorale të PS-së. Administrata publike ishte sipas kryeministrit Edi Rama, viktima e politikës së tepsisë. Kësaj tani i erdhi fundi, pasi timoni është në një dorë të vetme. Komedinë e ka plotësur edhe populli dixhital që në kërkesat e shumta në Facebook e Ramës kishte vetëm një merak: të rregullohet Administrata.
Qeveria e “ministrave turkoshakë” dhe “drejtorëve që të nxjerrin bojën”: “Punë ka. Profesionistë jo”
Sot është hapur në Tiranë “Panairi i Punës” për vitin 2016, i cili i ofron qeverisë një moto si argument të arritjeve të veta: “Në Shqipëri ka punë. Duhen profesionistë”. Nuk është një gjë e re që Panairi i Punës, organizuar nën kujdesin e kësaj qeverie të hapet dhe dominohet nga fryma optimiste në mos entuziaste për Shqipërinë që ofron mundësi reale. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, nuk diti të thoshte asgjë më shumë sesa lajmin e dalë boje tanimë se “ne reformuam Zyrat e Punës”.