pfizer
Vaksina anti-CoVid-19, mbetet lypja. BE premton doza për Ballkanin, Serbia siguron kontratë me Pfizer
Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” njofton se pala shqiptare dhe ajo serbe kanë protestuar për mungesën e vaksinës anti-CoVid-19 si pasojë e metodave të ndryshme në shpërndarjen e parashikuar nga BE dhe mekanizmi COVAX.
P.sh COVAX parashikon të shpërndajë vaksinat në Ballkanin Perëndimor jo më herët se muaji prill i vitit 2021, ndërkohë që vendet e BE-së nisin vaksinimin në datën 27 dhjetor.
Vaksinimi i shpresës me një foto
Greqia pritet të marrë në dorëzim partinë e parë të vaksinave anti-CoVid-19 më 26 dhjetor të këtij viti dhe si fillim do të vaksinohet personeli mjekësor dhe popullsia mbi 65 vjeç. Bëhet fjalë për rreth 2.4 milionë njerëz. Autoritet greke mendohet se do të miratojnë vaksinën Pfizer më 22 dhjetor për të hapur rrugë përdorimit të saj për imunizimin e popullsisë.
Pfizer edhe në Europë, EMA ka gati autorizimin
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) është e gatshme të autorizojë vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga Pfizer-BioNTech që më 23 dhjetor.
Lajmin e bën të ditur tabloidi “Bild”, duke iu referuar burimeve nga Komisioni Evropian dhe qeveria gjermane.
SHBA miraton Pfizer-Biontech, vaksinimi nis menjëherë
SHBA autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer-Biontech. Drita jeshile që iu hap vaksinës nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i hap rrugën shpërndarjes së menjëhershme 2.9 milionë dozave të vaksinës në vend. Të parët që do të vaksinohen, sipas kritereve të vendosura tashmë nga FDA, do të jenë personeli mjekësor dhe spitalor në vijën e parë dhe të moshuarit e zileve.
Pika më e lartë e kurbës
Vaksinohet kundër Covid-19 personi i parë
Britania e Madhe bëhet vendi i parë perëndimor që nis vaksinimin, një kthesë kjo që pritet t’i japë tjetër drejtim luftës kundër Covid-19. Personi i parë që iu injektua vaksina është 90-vjeçarja Margaret Keenan.
Britania e Madhe miraton vaksinën e Pfizer-Biontech
Britania ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-Covid të Pfizer-BioNTech, e cila do të vihet në dispozicion duke filluar nga java e ardhshme, raportojnë mediat britanike.
Britania e Madhe bëhet kështu vendi i parë në botë që miraton vaksinën e Pfizer-BioNTech për përdorim të gjerë.
Administrata amerikane frenon krijimin e superkorporatës 152 miliardë dollarë
Presidenti amerikan Barack Obama po kreditohet me një fitore pasi ka arritur të frenojë krijimin e një konsorciumi gjigand në farmaceutikë. Kompania “Pfizer Inc.” Po përpiqej që të bashkohej me kompaninë “Allergan” me qendër në Irlandë dhe mandej të zhvendosej, një transaksion që arrintë në 152 miliardë dollarë. Departamenti i thesarit propozoi këtë javë disa masa të reja që synonin pikërisht shkurajimin e manovrave të tilla, që u lejojnë kompanive amerikane të ndryshojnë adresën fiskale jashtë vendit për të përfituar nga taksat më të ulëta.