Administrata amerikane frenon krijimin e superkorporatës 152 miliardë dollarë

Postuar në 06 Prill, 2016 22:27

Presidenti amerikan Barack Obama po kreditohet me një fitore pasi ka arritur të frenojë krijimin e një konsorciumi gjigand në farmaceutikë. Kompania “Pfizer Inc.” Po përpiqej që të bashkohej me kompaninë “Allergan” me qendër në Irlandë dhe mandej të zhvendosej, një transaksion që arrintë në 152 miliardë dollarë. Departamenti i thesarit propozoi këtë javë disa masa të reja që synonin pikërisht shkurajimin e manovrave të tilla, që u lejojnë kompanive amerikane të ndryshojnë adresën fiskale jashtë vendit për të përfituar nga taksat më të ulëta. Ndonëse administrata amerikane zyrtarisht ka deklaruar se masat nuk kishin të bënin me një korporatë të vetme, në media po flitet se kjo nuk është koincidencë, por një vendim i mirëfilltë për të ndalur bashkimin. Kandidatët për president të SHBA-së e kanë përshëndetur ndërhyrjen. Edhe CEO i kompanisë e vlerësoi aktin e administratës si shumë të zgjuar. Kompania do t’i paguajë partnerit “Allergan” 150 milionë dolarë kompensim. 

 

http://www.businesswire.com/news/home/20160406005636/en/Pfizer-Announces...

http://foreignpolicy.com/2016/04/06/obama-takes-down-potential-152-billi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.