PDIU
Berisha nuk është budalla
Në çerek shekullin e fundit, Sali Berishën e kanë anatemuar qindra mijra shqiptarë e mijra të huaj. Sidoqoftë, asnjëri deri më sot nuk e ka quajtur budalla. Dhe ai vazhdon të mos jetë budalla, pavarsisht se mund të jetë çdo gjë tjetër…
Në daljen e fundit tek “Zona e Lirë” e Çanit (shih foton), Berisha e tregoi edhe një herë se nuk është budalla, duke thënë se një koalicion i PD-së (nënkupto i tij) me LSI-në është i mundshëm pas zgjedhjeve të ardhshme, por jo para tyre. Dhe kjo gjë, sipas tij, do të përcaktohet pasi të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.
Tani, popullin turk "e kemi" vetëm "mik, jo "vëlla"
Atentati i sotshëm në Stamboll është komentuar edhe në Tiranë. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ka përcjellë një deklaratë, çka rikonfirmon ndër të tjera lidhjet e forta edhe personale të Idrizit me segmente të politikës turke. Thuhet në deklaratë: “PDIU dënon ashpërsisht aktet terroriste që morën jetë të pafajshmish në Stamboll. Parisi dje e Stambolli sot vërtetojnë se askush nuk ka imunitet ndaj ekstremistëve. Ndaj, lufta kundër terrorizmit kërkon sot bashkëpunimin e mbarë botës së qytetëruar.
Porositë me minoritete. PDIU: Shqipëria të kërkojë shpalljen e çamëve të Greqisë, minoritet. Provën e keni në një emision televiziv
Partia e Shpëtim Idrizit është bërë sot e gjallë me një deklaratë për shtyp. Përmes saj kërkohet që Presidenti i Republikës dhe qeveria të kërkojë nga qeveria greke njohjen e minoritetit çam në Greqi. “PDIU-ja e ka ngritur zërin shpesh mbi këtë të vërtetë. Nuk kanë munguar ata të cilët e kanë cilësuar diçka të tillë si joekzistente, mirëpo rrëfimi i djeshëm i një gazetari i cili është shpallur “non grata” vetëm se thotë të vërtetën, nxorri në pah të pamohueshmen.
Halil Hyseni emërohet zv.ministër i Jashtëm. Vjen nga PDIU
Sot qeveria ka vendosur emeërimin në detyrën e zv.ministrit të Jashtëm të Halil Hysenit. Propozomi ka ardhur nga kryeministri dhe siç raporton “News24”, Hyseni vjen nga radhët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Më herët në këtë detyrë ishte Alqi Pulo i PBDNJ-së.
Shpëtim Idrizi presion Ramës: Duhen ndryshime në qeveri
Aleati më i ri i maxhorancës së majtë, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për “Panorama” i bën thirrje Kryeministrit Rama që të ndërmarrë ndryshime rrënjësore në kabinetin qeveritar. Idrizi thekson se kabineti Rama ka nevojë për emra, stil dhe përmbajtje të re. Sipas kreut të PDIUsë, kompozimi aktual i qeverisë e ka dhënë mesazhin e tij këto dy vite qeverisje, ku shqiptarët po largohen nga vendi. “Ky kompozim qeveritar me emrat, fytyrat, stilin, përmbajtjen dhe frymën e tij e ka kumtuar mesazhin që ka në këto 2 vite.