PDIU
LSI-ja, në mes apo majtas?
Para disa ditësh, Ilir Meta i tha publikisht “Jo!” një koalicioni parazgjedhor të LSI-së me PD-në. Ndërsa më parë, një koalicioni të tillë, Lulzim Basha i kishte thënë “Jo! Jo! Jo!”. (Për një koalicion paszgjedhor, nënkuptohet një përgjigje e tipit “hajt se folim”.)
Pyetja që duket se do t mbetet pa përgjigje deri në prill është nëse LSI-ja do të futet në zgjedhje si pjesë e koalicionit aktual mazhoritar, apo do të futet në garë më vete, në mes të dy koalicioneve të mëdha.
PDIU-ja kërkon një varrezë në Greqi
Edhe çamët kanë të drejtë të të kërkojnë ngritjen në Greqi të varrezës për të rënët e tyre. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi reagon në lidhje me kërkesat e përfaqësuesve të Agimit të Artë në Këlcyrë për varrezat e ushtarëve grekë. Deklarata u bë në ceremoninë e përurimit të librit "Çamëria".
"Aleanca PS-PDIU, e panatyrshme"
Ish – deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ka dhënë sot një intervistë për “Opinion”. Kokëdhima ka folur për një sërë çështjesh, duke nisur që nga heqja e mandatit të tij nga Gjykata Kushtetuese, vendim të cilin e konsideroi të ndikuar politikisht “nga e majta dhe nga e djathta”, ka ecur më tej me reformën në drejtësi, me raportet brenda koalicionit dhe qëndrimin e ambasadorëve të huaj.
Idrizi: “Pushteti, vetëm mjet për të arritur tek zgjidhja e çështjes çame”. “Parimi” i Ilir Metës: “LSI-së nuk i intereson rezultati, por zgjedhjet”
Shpëtim Idrizi është hedhur sot në sulm ndaj kreut të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, njëkohësisht kryetari i LSI-së. Idrizi ka folur nga Konventa Kombëtare e PDIU-së, ku është pëqendruar te çështja çame, të cilën e shet si çështje kombëtare.
Kredi elektorale falas nga Greqia për Edi Ramën
Para disa ditësh në disa media të Shqipërisë bëri jehonë një lajm me protagonist Johannes Han, komsioneri i Zgjerimit. Në një përgjigje që Hahn i kthente një eurodeputeteje greke, ai përdorte termin “çështja çame”. Kaq ka mjaftuar që mekanizmi automatik i gjimanstikës mediatike dhe diplomatike të vihet në veprim në Tiranë dhe në Athinë, me siguri edhe për argëtimin e “austriakut Hahn”, siç e cilësoi kombësinë e tij “historikisht në miqësi me shqiptarët”, ndonjë media.
Pazari PS-PDIU, Idrizi i merr Ramës edhe Entin Kombëtar të Banesave
Çamët e PDIU-së kanë marrë një tjetër tortë të pushtetit pas mbështetjes së Partisë Socialiste për fitoren në Dibër. Panorama thotë se Partia e Idrizit do të drejtojë Entin Kombëtar të Banesave.
Burime i thanë gazetës se mëngjesin e sotëm ka dhënë dorëheqjen Doris Andoni drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave. Në vend të saj është emëruar një përfaqësuese e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Pazari Rama - Idrizi, PDIU-ja merr nënkryetarin e Bashkisë Sarandë
Është marrëveshje vlerash. Kështu thonë të gjithë, por a ka vlera pa dhurata? Jo. Edhe marrëveshja mes Edi Ramës dhe Shpëtim Idrizit është materializuar së fundmi me caktimin në postin e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë të Robert Piro, kryetar i degës së PDIU-së në këtë qytet. Ndërkohë që priten shpërndarje të reja postesh në nivel drejtori, LSI-ja ka nisur praktikisht fushatën elektorale duke ofruar vende pune.
Sokol Dervishaj zëvendëson Haxhinaston. Kryeministri shpërblen edhe PDIU-në
Dorëheqja e Edmond Haxhinastos dhe zëvendësimi i tij me Sokol Dervishajn jepet tshmë si informacion i konfirmuar. Për momenti ministrat e PS-së nuk lëvizin dhe duket se edhe kjo qeveri po shkon në vazhdën e asaj të mëparëshme. Edhe Sali Berisha nuk e kishte zakon të ndryshonte ministrat e tij, ndërkohë që marrëveshjet me aleatët e rinj i pagëzonte me oferta bujare postesh të ndryshme. Të kujtojmë këtu se Nard Ndoka hyri në koalicion me postin e majmë të ministrit të Shëndetësisë.
PS në negociata me PDIU-në për bashkinë e Dibrës
Zgjedhjet e parakohshme në Dibër janë një bast jo i vogël elektoral për Partinë Socialiste, jo vetëm për të përmirësuar imazhin e dëmtuar të Rilindjes nga pelivanllëqet e Shukri Xhelilit, por edhe një test para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Socialistët nuk do ta kenë të lehtë të rifitojnë bashkinë e Dibrës, jo vetëm se është një bashki që ka votuar djathtas, por në këtë betejë nuk do këtë në krah as LSI-në, marrëdhëniet me të cilën janë në pikën më të dobët, pavarësisht pazarit për të qëndruar bashkë deri në fund të mandatit.
PDIU-ja paralajmëron daljen nga koalicioni qeverisës: “Para Shqipërisë nuk vëmë asgjë”
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka deklaruar zyrtarisht sot se qëndrimi në koalicionin qeverisës është e kushtëzuar nga marrëveshja e bërë në zgjedhje. Gjatë punimeve të Konventës, kreu i saj, Shpëtim Idrizi, deklaroi se moszbatimi i marrëveshjes i jep të drejtë PDIU-së që të shikojë alternativa të tjera. “Nëse ne nuk na duan, ne nuk kemi dilema, përpara kauzave tona nuk vendosim asgjë. Ne para Shqipërisë nuk vëmë partinë”, tha Idrizi duke adoptuar një formulë të pavërtetë, sa kohë që marrëveshja nënkupton një çikë ndihmë për partinë dhe jo Shqipërinë.