pavaresia

Turqia thirrje kurdëve: Referendumi për pavarësinë do të ketë një çmim për t’u paguar

Postuar në 14 Shtator, 2017 09:57

Turqia ka bërë thirrje ndaj Qeverisë Rajonale të Kurdistanit për referendumin e njoftuar nga kjo e fundit pëër shpalljen e pavarësisë.

Kryeministri malazez: Me hyrjen në NATO, askush nuk e kërcënon më pavarësinë e vendit tonë

Postuar në 10 Gusht, 2017 15:34

Kryeministri malazez Duško Marković ka dhënë një intervistë për Novi Magazin, përmes të cilës ka sqaruar disa aspekte të Samitit të Podgoricës që u mbajt ditë më parë. Sipas tij, organizimi i Samitit dhe prezenca në të e zv.presidentit amerikane, Mike Pence, konfirmojnë rëndësinë e rajonit në kohën që jetojmë dhe e vendosin e Malin e Zi në një kontekst të ri në skenën ndërkombëtare.

Dialogu për Kosovën, Drashkoviç: Serbia duhet të pranojë Planin e Ahtisarit të vitit 2007

Postuar në 07 Gusht, 2017 09:45

Dialogu i brendshëm  propozuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka riaktivizuar disa zëra që e ishohin njohjen e pavarësisë së Kosovës, si një akt realist dhe të pashmangshëm. Në një intervistë për gazetën “Blic”, shkrimtari serb, ish-ministër i Jashtëm, Vuk Drashkoviç, ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë realitetin e Kosovës. Sipas tij Kosova e pavarur është fakt, ajo është njohur nga vendet kryesore të BE-së dhe të OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka cilësuar pavarësinë e saj si legale.

Referendumi i pavarësisë së Katalonjës, Madridi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 30 Korrik, 2017 11:29

Qeveria spanjolle e drejtuar nga Mariano Rajoy po përpiqet të ndalë referendumin e pavarësisë së Katalonjës duke ndjekur rrugën ligjore. Pas një vendimi të marrë në parlamentin katalonjas që i hap rrugën ligjit për zhvillimin e referendumit që parashikohet të mbahet më 1 tetor, Rajoy njoftoi se ai dhe qeveria e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolli mbi gjyqësorin, BE gati të pezullojë Poloninë

Postuar në 19 Korrik, 2017 23:10

BE-ja është në prag të marrjes së një vendimi ekstrem për t’i hequr Polonisë të drejtën e votës në Bashkimin Evropian në përgjigje të planeve të qeverisë së saj djathtë për të “prekur” pavarësinë e gjyqësorit. Frans Timmermans, zëvendës-president i Komisionit Evropian ka akuzuar Varshavën se po kërkon të vërë nën kontroll të plotë politik gjyqtarët. Ai paralajmëroi se BE ishte "shumë pranë" aktivizimi të nenit 7  për Poloninë, një sanksion i traktatit që pezullon të drejtën e votimit të një shteti anëtar.

Videolajm/Pepe Guardjola i bashkohet fushatës për referendumin e Katalonjës

Postuar në 12 Qershor, 2017 12:23

Në 1 Tetor referendumi për pavarësinë e Katalonjës

Postuar në 09 Qershor, 2017 11:36

Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont ka shpallur 1 Tetorin  si ditën e mbajtjes së referendumit mbi pavarësinë e këtij rajoni të Spanjës.
"Dëshironi që Katalonja të jetë një shtet i pavarur në formën e Republikës?" Është kjo pyetja që do të vihet në fletën e referendumit"- tha presidenti Puigdemont, duke pretenduar "të drejtën e referendumit për vetëvendosje"
Qeveria konservatore e Mariano Rajoy ka pohuar gjithmonë se ky referendum, i cili ka qenë i ndaluar, nuk do të realizohet.

Kurdët e Irakut shpallin referendumin për pavarësi

Postuar në 08 Qershor, 2017 10:47

Kurdët e Irakut do të mbajnë së shpejti referendumin për pavarësinë. Lajmi bëhet i ditur në një njoftim nga presidenca kurde e Rajonit të Kurdistanit në Irak – i vetmi rajon autonom, njësi konstituive federative e Irakut – sipas të cilit data e referendumit do të jetë 25 shtator 2017. Presidenti i rajonit Masoud Barzani ka mbledhur përfaqësues të partive politike të rajonit dhe ka komunikuar datën ndërkohë që partitë kanë dhënë dakordësinë për krijimin e një Këshilli të Posaçëm për referendumin.

104 vjet...

Postuar në 28 Nëntor, 2016 14:54

Sot mbushen 104 vjet nga 28 nëntori 1912, dita kur një përfaqësi shqiptarësh nga të gjitha trevat, deklaruan në Vlorë mëvetësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Kjo datë ka hyrë në historinë e shqiptarëve si një nga momentet më përcaktuese në rrjedhën kombëtare dhe si e tillë ajo ka fituar një solemnitet të pacenuar.

Pavarësim i Kalifornisë duke referuar precedentin e Kosovës. Rusia nis të lëvizë gurët për të marrë njohjen e Krimesë

Postuar në 22 Nëntor, 2016 10:08

“Ne do të votojmë në vitin 2019 që ta bëjmë Kaliforninë të pavarur dhe duam të bëjmë gati çdo gjë që pas rezultateve të votimit të nisim kërkesat për njohje ndërkombëtare për Kaliforninë si një vend i pavarur”.

Pages

Subscribe to RSS - pavaresia