Turqia thirrje kurdëve: Referendumi për pavarësinë do të ketë një çmim për t’u paguar

Postuar në 14 Shtator, 2017 09:57

Turqia ka bërë thirrje ndaj Qeverisë Rajonale të Kurdistanit për referendumin e njoftuar nga kjo e fundit pëër shpalljen e pavarësisë.

“Qeveria Rajonale e Kurdistanit duhet të jetë e vetëdijshme se do të ketë patjetër një çmim për të paguar për këmënguljen në këtë qasje pavarësisht rekomandimeve tona miqësore”, citohet një deklaratë e Ministrisë së Jashtme turke. Po kështu i është bërë thirrje kreut të kurdëve, Masoud Barzani që të heqë dorë nga ky gabim, ndërkohë që në këtë qëndrim të Ankarasë zyrtare bashkohet edhe Siria dhe Iraku. Referendumi është hedhur poshtë nga parlamenti iraken, pasi zhvillimi dhe zyrtarizimi i tij do të çonte në ndarjen e vendit.

SHBA dhe Bashkimi Europian kanë shprehur mbështetje për integritetin territorial të Irakut, duke mos i dhënë jehonë nismës së kurdëve që sipas vendeve në rajon do të destabilizojë rajonin. I vetmi vend që ka deklaruar hapur mbështetjen për referendumin e kurdëve dhe pavarësinë eventuale të kurdëve në një shtet më vet, është Izraeli. Aktualisht kurdët, një popullsi që në Irak arrin në 5 milionë banorë, gëzojnë autonomi të gjerë, kanë parlamentin e tyre dhe forcat e veta të armatosura, por janë në konflikt me Bagdadin për shpërndarjen e të ardhurave nga nafta.

https://www.dailysabah.com/diplomacy/2017/09/14/independence-referendum-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.