Kryeministri malazez: Me hyrjen në NATO, askush nuk e kërcënon më pavarësinë e vendit tonë

Postuar në 10 Gusht, 2017 15:34

Kryeministri malazez Duško Marković ka dhënë një intervistë për Novi Magazin, përmes të cilës ka sqaruar disa aspekte të Samitit të Podgoricës që u mbajt ditë më parë. Sipas tij, organizimi i Samitit dhe prezenca në të e zv.presidentit amerikane, Mike Pence, konfirmojnë rëndësinë e rajonit në kohën që jetojmë dhe e vendosin e Malin e Zi në një kontekst të ri në skenën ndërkombëtare. Ai ka cituar zv.presidentin amerikan sipas të cilit Mali i Zi është vendi kryesor për ruajtjen e paqes në Ballkan, ndërkohë që ka bërë këtë sqarim për arsyet se përse vendi i vogël ballkanik u anëtarësua në NATO:

Mali I Zi nuk duhet të harrojë se çfarë çmimi të tmerrshëm pagoi një shekull më parë kur u zhbë si shtet në Konferencën e Paqes së parisit, pavarësisht se e drejta dhe drejtësisë, apo sakrificat e bëra ishin në krahun e tij. U desh një shekull për të mbërritur në 21 majin e vitit 2006 kur komuniteti ndërkombëtaar njohu të drejtën e Malit të Zi për pavarësi sërish…Ne sot kemi vendin tonë në tavolinën e të fuqishmëve që marrin vendim dhe askush më nuk do të vendosë për fatin e vendit tonë pas shpinës sonë. Anëtarësimi në NATO nuk drejtohet kundër askujt. Është rezultat i vlerësimit tonë strategjik se në këtë mënyrë do të ruajmë në mënyrë të përhershme pavarësinë tonë”, tha Markoviç.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/08/09/markovic-montenegro-can-le...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.