Dialogu për Kosovën, Drashkoviç: Serbia duhet të pranojë Planin e Ahtisarit të vitit 2007

Postuar në 07 Gusht, 2017 09:45

Dialogu i brendshëm  propozuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka riaktivizuar disa zëra që e ishohin njohjen e pavarësisë së Kosovës, si një akt realist dhe të pashmangshëm. Në një intervistë për gazetën “Blic”, shkrimtari serb, ish-ministër i Jashtëm, Vuk Drashkoviç, ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë realitetin e Kosovës. Sipas tij Kosova e pavarur është fakt, ajo është njohur nga vendet kryesore të BE-së dhe të OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka cilësuar pavarësinë e saj si legale. Çfarë mund të bëjë Serbia në këto kushte, veçse të pranojë një realitet dhe të kërkoj disa garanci?

Sipas Drashkoviç kjo barrë që kushton shumë politikisht, financiarisht dhe demografikisht duhet hequr. Ai sugjeron që Serbia të pranojë planin e Marti Ahtisarit të vitit 2007, i cili parashikon

një pavarësi nën monitorim, ndalimin e aneksimit të Kosovës nga Shqipëria, apo bashkimi i të dyjave apo me ndonjë territor tjetër, pronësi e kishave dhe manastireve nga Kisha Ortodokse Serbe, shtetësi serbe për serbët e Kosovës, 10 vende në Parlamentin e Kosovës dhe e drejtë e vetos për të gjitha ligjet që konsiderohet se kërcënojnë të drejtat civile, kombëtare dhe fetare të serbëve

Këto janë instrumente ligjore që në një plan afatmesëm dhe me pak zgjuarësi e vendosin komunitetin serb në Kosovë në një pozitë të përfaqësuar dhe të privilegjuar. Ato shkojnë dret një autonomie sovrane, por nuk prekin sovrantitein e shtetit. Sugjerimi i Drashkoviç është jehonë e dialogut të brendshëm që ka nisur së fundmi e që duhet konsideruar si një hap me rëndësi që shoqëria serbe të familjarizohet me Kosovën e pavarur dhe ta pranojë atë si një fakt të patjetërsueshëm të kësaj bote.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/92/133806563

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Ky Drashkoviçi me duket si vellai binjak i Moikom Zeqos.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.