pastertia e figures
Purgatori i "pastërtisë së figurës"
Kur vjen puna te zbardhja e marrëdhënieve mes funksionarëve të ndryshëm me ish-shërbimin sekret të regjimit të para viteve ’90 të shekullit të 20-të, ligji përdor termin “pastërti e figurës”. Ky term implikon një pretendim moral dhe etik sipas të cilit shoqëria shqiptare disancohet nga e kaluara komuniste duke cilësuar si njollë të pashlyeshme bashkëpunimin eventual, apo pjesëmarrjen e atyre që drejtojnë në demokraci, me organet represive të sistemit të shkuar.