parada

145 eurodeputë, letër Vuçiçit: Mbaj paradën e LGBTI+ në Beograd

Postuar në 01 Shtator, 2022 16:37

Në mes të krizës së energjisë, që përafron një krizë reale konsumi, 145 eurodeputetë të Parlamentit Europian, kanë gjetur kohën dhe vullnetin të firmosin një letër drejtuar presidentit serb Alexander Vuçiç dhe kryeministres Ana Brnabiç përmes së cilës kërkojnë që autoritetet të rishikojnë vendimin për anullimin EuroPride2022.

Vuçiç anullon EuroPride 2022 që do mbahej në Beograd

Postuar në 27 Gusht, 2022 16:06

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se parada e homoseksualëve EuroPride, parashikuar për t’u mbajtur në Beograd në muajin shtator, nuk do të zhvillohet. BBC-ja citon Vuçiç të jetë shprehur se "nuk është i lumtur për këtë vendim" duke argumentuar se shkak janë tensionet me Kosovën si dhe çështjet e energjisë dhe ushqimit.

Paradë madhështore në Egjipt/22 mumje faraonësh zhvendosen nga Muzeu i Kajros në Fustat

Postuar në 03 Prill, 2021 22:27

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah El Sisi ka organizuar një ngjarje unike për nga shoë që jep duke zhvendosur me një paradë madhështore, 22 mumje faraonike nga Muzeu i Kajros në sheshin “Tahrir” në një Muze të Qytetërimit Egjiptian në Fustat, pranë Kajors dhe ish-kryeqyteti i parë i Egjiptit. Nën masa të forta sigure, me dekor të posaçëm dhe nën shoqërinë e gardës, sarkofagët kanë shëtitur nëpër rrugët e Kajros duke prezantuar një anë romantike të Egji

Një kriminel lufte në paradën e Ditës së Fitores në Serbi

Postuar në 11 Maj, 2019 12:25

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka deklaruar se është e turpshme që gjenerali në pension, Vladimir Lazareviç ishte pjesë e marshimit ushtarak të Regjimentit të Pavdekshëm në Ditën e Fitores në Nish.

Është e turpshme që një kriminel lufte i dënuar të ecë përballë atyre që duan të nderojnë aleatët që kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Europë

shkruan Scot në tuiter.

Në paradë mode me karrocë(video)

Postuar në 31 Mars, 2019 17:11

Modelja greke Georgia Kaltsi ka marrë pjesë në një paradë mode në Athinë ku ka sfiluar në karrocën me katër rrota. Ajo pësoi një aksident në vitin 2015 që e paaftësoi për të ecur por nuk e dekurajoi të ndjekë pasionet e jetës së vet si skitë, kanoet dhe noti.

Të shtëna në paradën ushtarake në Iran

Postuar në 22 Shtator, 2018 11:07

Shumë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën  pas të shtënave gjatë një parade ushtarake në Ahwaz në Iran. Sipas raportimeve të medias shtetërore, autorët, të cilët ishin dy dhe mbanin uniforma ushtarake, hapën zjarr mbi turmën. 

Ata pastaj u përpoqën të qëllonin kundër zyrtarëve pjesëmarrës në paradë, por forcat e  sigurisë u kundërpërgjigjën me zjarr.

Video/Vuçiç, miku kryesor i Putin në paradën e Moskës

Postuar në 09 Maj, 2018 14:09

Çdo shqiptar që dëshiron, mund të bëhet grek*

Postuar në 01 Nëntor, 2017 10:28

Të pyesësh për rëndësinë e flamurit të një kombi çon në po aq shumë përgjigje sa do kishim nëse do të pyesnim për nocionin e vetë kombit. Përgjigjet çojnë në shumë përfundime edhe mes njerëzve të të njëjtës familjeje ideologjike, sociale apo biologjike.

Greqi, të majtët ndryshojnë traditën e mbajtjes së flamurit nga nxënësit e shkollave

Postuar në 04 Gusht, 2017 08:58

Në Greqi politika ka shpikur së fundmi një debat të ri që prek një traditë të gjatë të festimeve të ditëve kombëtare të vendit. Me anë të një dekreti të presidentit Pavlopoulos, rregulli I mbajtjes së flamurit kombëtar grek nga nxënësit më të dalluar të shkollave, është ndryshuar. Këtej e tutje nxënësit që do të mbajnë flamurin do të zgjidhen me short. Gazeta konservatore “Kathimerini” shkruan se një arsye që është bërë kjo ndërhyrje është ardhja e imigrantëve pas vitit 1990 dhe përzgjedhja e detyruar në disa raste e fëmijëve të tyre si flamurmbajtës për shkak të rezultateve.

Parada e 9 majit, në Moskë vetëm një president i huaj - moldavi Igor Dodon

Postuar në 09 Maj, 2017 23:42

Rusia ka zhvilluar sot paradën e 9 majit me të cilën kremton fitoren mbi nazizmin. Parada që zhvillohet në Sheshin e Kuq në Moskë është traditë tashmë dhe këtë vit mbushen 72 vjet nga 9 majio 1945 kur u firmos kapitullimi i Gjermanisë. Mirëpo parada siç raporton “The Moscow Times” u bojkotua në masë nga liderët perëndimorë duke lënë vetëm presidentin e Moldavisë, Igor Dodon, të vetmin kryetar shteti që mori pjesë në ceremoni.

Pages

Subscribe to RSS - parada